Pamje të rënda vijnë qyteti turk i Kahramanmaraş, i cili ndodhet afër epiqendrës së tërmetit 7.8 ballë të shkallës Rihter, që goditi mëngjesin e kësaj të hënë Turqinë.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, qendra e qytetit shihet pothuajse e rrafshuar. Pirgjet me rrënoja shihen kudo, teksa autoritete raportojnë se numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar mbi 1000.
“Pamjet e tmerrshme të dëmeve të përhapura nga tërmeti në qytetin turk të Kahramanmaraş”, shkruan World News në Twitter.
Horrible footage of widespread earthquake damage in the Turkish city of Kahramanmaraş.#Turkey #Turkiye #Syria #earthquake #deprem #Türkiyem #ACİL pic.twitter.com/epUsa2RxoG
— World Times (@WorldTimesWT) February 6, 2023
Si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitutë 7.8 Rihter në Turqi ka pasur edhe çarje të rrugëve, përpos ndërtesave shumëkatëshe që u bënë “hi” në pak sekonda.
Deri më tani, të paktën 1000 persona kanë humbur jetën dhe pritet që shifrat të rriten në vijim. Me qindra qytetarë mendohet që të jenë ende të bllokuar nën gërmadha, ndërsa ekipet e shpëtimit janë shpërndarë në zonat më të prekura.
Devastating, utterly terrifying news of a 7.8 magnitude earthquake in Turkey. I struggle to find words.Lots of people are still under the rubble, thousands out in the cold. #DEPREMOLDU The death toll will rise. We must send urgent help, share @AFADTurkiye @ahbap #TurkeyEarthquake pic.twitter.com/Ud8qSxjVBp
— Elif Shafak (@Elif_Safak) February 6, 2023
Në mediat sociale është publikuar një video në të cilën shihet sesi është çarë asfalti në Gaziantep, Turqinë jugore.
Në Twitter nën hashtagun #TurkeyEarthquake, qytetarët vijojnë të publikojnë pamje tragjike nga rrëzimi i ndërtesave shumëkatëshe, shpëtimi i njerëzve që ndodhen nën rrënoja, si dhe momente të filmuara kryesisht nga kamerat e sigurisë kur janë regjistruar lëkundjet e tokës.
#Sanliurfa the moment a building collapsed recorded by mobile phone hours after 7.8 earthquake hits Turkey. A Powerful 7.8 Magnitude #earthquake hits Southern #Turkey and #Syria #nurdagi #Gaziantep #depremgaziantep #Kahramanmaras #TurkeyEarthquake pic.twitter.com/osFJHPDOV3
— uzii (@uziihashmi_) February 6, 2023