KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OBSH-ja konfirmon 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende
Botë

OBSH-ja konfirmon 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende

Bekim Morina
Bekim Morina 16:06 -05/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi të dielën 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende të botës.

Shifrat e fundit nuk llogarisin infeksionet në vendet afrikane ku virusi konsiderohet endemik.

“Aktualisht, rreziku i shëndetit publik në nivel global vlerësohet si i moderuar duke pasur parasysh se kjo është hera e parë që kemi kaq shumë raste të lisë së majmunëve,” tha OBSH.

Megjithatë, zyrtarët paralajmëruan se rreziku i shëndetit publik “mund të bëhet i lartë nëse ky virus shfrytëzon mundësinë për t’u vendosur në vendet jo-endemike si një patogjen i përhapur njerëzor”.

Lija e majmunëve konsiderohet një sëmundje më pak e rëndë në krahasim me linë, e cila u zhduk në vitin 1980.

Patogjeni transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik.

Simptomat zakonisht zhduken brenda disa javësh, por herë pas here mund të çojnë në komplikime dhe vdekje në raste shumë të rralla.

Askush nuk ka vdekur në mesin e 780 rasteve të raportuara.

Megjithatë, deri më tani këtë vit, 66 persona kanë vdekur në pesë vende afrikane me shkaqe që lidhen me linë e majmunëve.

Rikujtojmë se në Kosovë deri më tani ka vetëm dyshime për një rast të lisë së majmunëve, rast ky që është dërguar për testim jashtë vendit./EL/

Gjithashtu lexoni:

E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni

Kina shënjestroi një aeroplan ushtarak gjerman me laser

Një stuhi e fortë godet Splitin, rrugët u përmbytën dhe u mbushën me pemë të rrëzuara

Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen në takimin e Shtëpisë së Bardhë

“Kjo duhet të ndalet” – BE planifikon sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë që nga viti 2022, thotë Ministri i Jashtëm francez

TAGGED: Botë, lija
Bekim Morina 05/06/2022 05/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

FIFA e pamëshirshme për dy yjet e PSG-së, por jo edhe për Huijsen të Real Madridit
12:05 -08/07/2025
Trumpi u vendos taksë prej 35 për qind mallrave nga Serbia
11:59 -08/07/2025
E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni
11:56 -08/07/2025
Kina shënjestroi një aeroplan ushtarak gjerman me laser
11:53 -08/07/2025
Një stuhi e fortë godet Splitin, rrugët u përmbytën dhe u mbushën me pemë të rrëzuara
11:51 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?