KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Borrell: Një Autoritet i fortë palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme
Botë

Borrell: Një Autoritet i fortë palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme

Kosova News
Kosova News 17:13 -26/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Kështu tha shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, teksa u takua kryeministrin palestinez, Mohammed Mustafa, më 26 maj.

“Është edhe në interesin e Izraelit që Autoriteti Palestinez të jetë funksional sepse në mënyrë që të arrihet paqja, ne na duhet një Autoritet i fortë Palestinez, e jo i dobët”, tha Borrell.

Ai i bëri këto deklarata para nisjes së takimit me kryeministrin palestinez, me të cilin tha se do të diskutojë se si Autoriteti Palestinez mund të forcohet që të marrë udhëheqjen e Gazës nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Ne e shohim takimin e sotëm si një mundësi shumë të rëndësishme për ne si Qeveri, si ekzekutiv i ri për të prezantuar para partnerëve tanë ndërkombëtarë prioritet tona dhe planet për të ardhmen”, tha Mustafa.

Një palestinez në lindje të qytetit të Gazës, mban në duar flamurin palestinez gjatë një proteste kundër bastisjeve nga ushtria izraelite në Xhenin të Bregut të pushtuar Perëndimor, 26 janar 2023.

Kryeministri palestinez tha se prioriteti i tij i parë është të mbështesë palestinezët në Gazë, veçmas përmes një armëpushimi dhe më pas “rindërtimi i institucioneve të Autoritetit Palestinez” në Gazë.

Hamasi mori kontrollin e Gazës nga Autoriteti Palestinez më 2007.

Mustafa po ashtu u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion Izraelit që të zhbllokojë fondet për Autoritetin Palestinez “që ne të jemi gati për të reformuar institucionet tona… dhe shpresojmë që së bashku të bëjmë përpjekje drejt shtetësisë dhe paqes në rajon”.

Takimi në Bruksel pritet të përqendrohet edhe në ndihmën ndërkombëtare për palestinezët, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë po vazhdon për më shumë se shtatë muaj.

Gjithashtu lexoni:

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)

Rusia sulmoi Kharkivin me një lloj të ri droni për herë të parë, thotë kryebashkiaku Terekhov

Aktivitet i dukshëm ndërtimi në objektin bërthamor të bombarduar të Iranit në Fordo

Rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë për trafikun e 1 ton droge, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

Alarme ‘të papara’ në Francë, mbyllen rreth 200 shkolla – ndërsa ‘nxehtësia përvëluese’ përfshin Evropën

Kosova News 26/05/2024 26/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Bayern Munich futet seriozisht në garë për transferimin e yllit të Liverpoolit
20:35 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?