KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Borrell konfirmon se Kosova dhe Serbia kanë pranuar një plan të ri për dialogun
Politikë

Borrell konfirmon se Kosova dhe Serbia kanë pranuar një plan të ri për dialogun

Kosova News
Kosova News 18:30 -04/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë pranuar një plan të ri për dialogun për normalizimin e raporteve. Siç tha ai, të dyja palët tashmë dorëzuar komentet e tyre për këtë plan.

“Me përfaqësuesin tim të posaçëm, Mirosllav Lajçak, kemi punuar shumë për këtë. Pra, para verës ua kemi prezantuar planin të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ato të kapërcejnë krizat e përhershme në të cilat kemi punuar dhe për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të raporteve të tyre. Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët. Jemi duke i studiuar dhe mendoj se është një shkas i mirë që duhet të shfrytëzohet për të arritur normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha Borrell në Gjermani, ku po mbahet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të G7-s.

Shefi i diplomacisë së BE-së po ashtu tha se në ditët në vijim do të analizojnë komentet që kanë marrë nga Prishtina dhe Beogradi dhe se shpreson se ky “do të jetë një përparim dhe hap para në këtë proces”.

Borrell po ashtu falënderoi Gjermaninë dhe Francën për mbështetjen në zhvillimin e këtij plani.

Ekzistimi i planit franko-gjerman u diskutua në Berlin më 3 nëntor nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen konfirmoi se ky plan tani është i “integruar në procesin e dialogut”.

Megjithatë, për planin franko-gjerman nuk ka informacione të shumta. Ekzistenca e tij është konfirmuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se propozimi franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve në dy faza, “ku një pjesë e madhe e kontesteve do të zgjidheshin tani, kurse një pjesë shumë e vogël që ata thonë është 1 për qind, do të liheshin për një periudhë të mëvonshme”.

Më 8 tetor, Vuçiq tha se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë që Kosova të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara, në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë të Serbisë në BE.

Ai shtoi se Serbia “po poshtërohet edhe më shumë dhe nuk do të detyrohet që ta njohë zyrtarisht Kosovën”, por duke mos reaguar për këtë, sipas tij, do të ishte një pranim i heshtur. Siç tha Vuçiq, kjo është e papranueshme për Serbinë dhe shtoi se ishte e papërgjegjshme dhe joserioze që të refuzohej plani franko-gjerman.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, pranë Portës së Brandenburgut, e ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas. Berlin, 9 maj 2022.

Mediat në Kosovë po ashtu kanë raportuar se plani franko-gjerman aktualisht nuk parasheh që Serbia ta njohë Kosovën, por parasheh njohjen e Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog në Bruksel që nga viti 2011. Kosova kërkon që ky proces të përfundojë me një marrëveshje që do të kishte edhe njohjen reciproke, ndërkaq Serbia synon një “zgjidhje kompromisi”/rel

Gjithashtu lexoni:

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq

Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre

Ambasada britanike dënon deklaratat e ministres serbe

Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investojë 64 milionë franga për Kosovën

“Pres më shumë”, Sveçla i reagon Shqipërisë për qëndrimin ndaj Serbisë

Kosova News 04/11/2022 04/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
14:29 -16/07/2026
Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës
14:08 -16/07/2026
Ambasada britanike dënon deklaratat e ministres serbe
13:57 -16/07/2026
Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator
13:15 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?