KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Borrell i bindur se mund të zgjidhet çështja e targave Kosovë-Serbi
Politikë

Borrell i bindur se mund të zgjidhet çështja e targave Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 10:17 -29/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, shprehu besimin se është e mundur që të zgjidhet problemi në lidhje me targat ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Në një intervistë për transmetuesin publik austriak ORF, Josep Borrell theksoi se paqja në këtë rajon është shumë e brishtë, por se marrëveshja për lirinë e lëvizjes, sipas tij, është një hap pozitiv.

“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizave”, deklaroi Borrell në këtë intervistë për ORF-në.

“Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalim të kufijve… Ky është një lajm i mirë” ”, theksoi Borrell.

Më tej, shefi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, deklaroi se çështja për tabelat e automjeteve mbetet ende e hapur.

“Por, jam i bindur se ne mund ta zgjidhim edhe këtë,” tha Borrell.

Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia është pajtuar që të heqë dorë nga aplikimi i dhënies së një dokumenti shtesë për shtetasit e Kosovës, me rastin e hyrjes në Serbi, veprim që nuk do ta aplikojë as Kosova për ata që hyjnë në Kosovë e që bartin dokumente të Serbisë.

Njoftimin për një marrëveshje të tillë e dha vetë shefi i BE-së, për Politikë të jashtme e Siguri, Josep Borrell.

Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve.

Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes. Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar qe 11 vjet, ndërkaq Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë 1 gushtit.

Dy vendimet – për targat dhe dokumentet serbe – rritën tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, që kulmuan me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës nga serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht. Barrikadat u hoqën dhe Qeveria e Kosovës u zotua për shtyrjen e zbatimit të vendimeve.

Por, pas një rundi të pasuksesshëm të dialogut, zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë shtuan përpjekjet për të bindur palët që të arrinin ujdi. Në këto përpjekje u angazhua edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogut, Mirosllav Lajçak, këtë javë vizituan Kosovën dhe Serbinë për t’u siguruar që nuk do të ketë dhunë më 1 shtator, kur parashihej të hynte në fuqi vendimi për dokumentet.

Të enjten hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës – Bërnabiq ankohet në Kurtin: Serbia nuk e di se çfarë mund të ndodhë më 1 shtator

Gjithashtu lexoni:

Përpjekje e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kosova News 29/08/2022 29/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Zjarri në Bllacë, riorientohet trafiku
08:38 -07/07/2025
Përpjekje e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -07/07/2025
Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?