KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Boris Johnson kritikon Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën e dhënë Ukrainës: Çfarë dreqin po presim?
Botë

Boris Johnson kritikon Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën e dhënë Ukrainës: Çfarë dreqin po presim?

Kosova News
Kosova News 16:51 -14/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryeministri britanik ka thënë se perëndimi po zvarrit mbështetjen për Ukrainën dhe ka bërë thirrje për furnizim urgjent me armatim për këtë vend.

Sipas mediave britanike, Boris Johnson ka sulmuar qeverinë për politikën e saj ndaj Ukrainës, duke thënë se ajo duhet të bëjë është të sigurojë urgjentisht më shumë armatime të kërkuara nga Kievi dhe duke pyetur perëndimin: “Çfarë dreqin po presim?”.

Duke shkruar për revistën Spectator, Johnson tha se mund të ishte një “shpenzim relativisht i parëndësishëm për një shpërblim të jashtëzakonshëm të mundshëm” nëse kombet perëndimore do të ofronin më shumë mbështetje ushtarake.

Ai bëri thirrje për një “ndjenjë shumë më të madhe urgjence në lidhje me programin tonë të ndihmës ushtarake”.

“E kam thënë më parë dhe e pyes përsëri: çfarë dreqin po presim?”, ka shkruar Johnson.

Ai tha se ukrainasit nuk donin fjalë të ngrohta, por “armë për të përfunduar luftën – dhe kështu thjesht nuk e kuptoj pse ne vazhdojmë të zvarritemi”.

“Pse jemi gjithmonë kaq të ngadaltë?”, tha ai. “Si mund t’i shikojmë këta burra në sy dhe ta shpjegojmë vonesën? Gjatë gjithë kësaj lufte ne i kemi nënvlerësuar ukrainasit dhe e mbivlerësuam Putinin dhe të njëjtën gjë po bëjmë edhe sot”.

Johnson e drejtoi mesazhin e tij jo vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për SHBA-në dhe vende të tjera perëndimore, si dhe “vendet luhatëse” globalë, si India.

Ndryshe, vënë në pah mediat, asnjë vend perëndimor nuk ka ofruar trupa për Ukrainën, por SHBA-ja ka ofruar ndihmë ushtarake prej më shumë se 43 miliardë dollarë që nga fillimi i administratës së Joe Biden.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar është donatori i dytë më i madh, që ka dhënë 4.6 miliardë funte në ndihmë ushtarake për Ukrainën deri më tani.

Ajo është përfshirë gjithashtu në një program trajnimi të 30,000 të rinjve dhe personelit ekzistues ukrainas deri në fund të vitit.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 14/09/2023 14/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?