KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Borell mund “të shkarkohet” nga dialogu? Gjermanët: Nuk është transparent e neutral
Politikë

Borell mund “të shkarkohet” nga dialogu? Gjermanët: Nuk është transparent e neutral

Kosova News
Kosova News 19:37 -02/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërmjetësimi i Joseph Borell mes Kosovës dhe Serbisë duket nuk i bind shumë diplomatët gjermanë.

Revista e njohur “Der Spiegel”, citon disa prej tyre të flasin për mungesë “transparence, neutraliteti dhe besueshmërisë” të shefit të politikës së jashtme të bllokut, mes raportimeve në media se planifikohet zëvendësim i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në ndërmjetësimin e dialogut Prishtinë-Beograd, të cilat janë hedhur poshtë si të pavërteta nga zyra e Borell.

Shkrimi i Spiegel mban titullin “Poker postesh në Bruksel, zemërim në Berlin”. Të parët që shfaqën hapur pakënaqësi me Borellin ishin zyrtarët kosovarë, të cilët. Në mesin e këtyre zërave, ishte dhe ai i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e akuzoi kryediplomatin europian për anshmëri në procesin e dialogut. Osmani e pohoi hapur bindjen e saj se zyrtari i lartë europian nuk po respekton parimet bazë të neutralitetit. “Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë nga Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrelli t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’i përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën”, shkroi ajo në Facebook, duke renditur një listë prej 15 marrëveshjesh, të cilat sipas saj, Serbia nuk i ka zbatuar.

Pas takimit të zhvilluar në nëntor mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili në atë rast nuk shënoi dot një rezultat për ceshtjen e targave, Borel u shpreh më së shumti i zhgënjyer me palën kosovare, dhe paralajmëroi se do të informonte  vendet e Bashkimit Evropian mungesën e respektit ndaj detyrimeve ligjore ndërkombëtare, ç’ka sipas tij, vlente sidomos për Kosovën.

Gjithashtu lexoni:

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Kosova News 02/12/2022 02/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Siguria nacionale në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm, veçanërisht në veri
18:33 -08/06/2025
Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës
18:29 -08/06/2025
Spanja me rregulla të reja për turistët
18:05 -08/06/2025
Dy yje të Real Madridit rrezikojnë të humbasin vendin si titullar nën drejtimin e Xabi Alonsos
17:32 -08/06/2025
SHBA-ja nuk ia dorëzon sistemet mbrojtëse ukrainasve, Zelensky i lutet Trumpit
17:10 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?