KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Bordi i AKP-së vendos 34 asete në valën e shitjeve numër 57
Ekonomi

​Bordi i AKP-së vendos 34 asete në valën e shitjeve numër 57

Kosova News
Kosova News 20:41 -04/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e shitjeve të aseteve numër 55, që u mbajt muajin e kaluar, si dhe aprovoi listën e aseteve për vendosje në tender publik për valën e shitjeve numër 57 ku përfshihen 34 asete.

Me këtë rast, Bordi kërkoi nga komunat e Kosovës që të parashtrojnë kërkesat sipas procedurave ligjore në rast se kanë ndonjë interesim për ndonjë nga këto asete për qëllim të interesit publik për të cilën do të kontaktohen të gjitha komunat me shkrim.

Për tri ndërmarrjet Industria e Keramikës, Shkup; Gazela dhe Sirovina Banat (otpad), Zrenjanin, u miratuan raportet e Komisionit për përcaktimin e statusit të tyre si ndërmarrje shoqërore, ndërkaq u miratua edhe Raporti i Komisionit për shitjen e banesave me të drejtën e shfrytëzimit.

Bordi i Drejtorëve miratoi propozimin për inicimin e procedurës së shitjes së deleve, pronë e ndërmarrjes shoqërore “Sharrprodhimi”, Dragash.

Po ashtu, miratoi ndryshimin e sipërfaqeve që shfrytëzojnë në ndërmarrjen Hotel “Grand” qiramarrësit NTP De Bona Auto, Ephesus Travel Kosova, Brovina, Laureta, Five Star Fitnes, Prince Coffe House (Comodita Home), Prince Coffe House, Roof Top Three 60, Tek-ing shpk – Ma Belle.

Në të njëjtën kohë aprovoi raportet e shpërndarjes për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore KB Kosova, 19 Qershori, PMN Sharr Han i Elezit, Hotel “Mineral” Gjilan, Liria Prishtinë, KB Ferizaj, FBI Trepça Pejë, dhe Montazhi i Kosovës, si dhe aprovoi raportet përfundimtare për ndërmarrjen në likuidim “Ndërtimtari” Drenas.

Bordi shqyrtoi raportin mujor të ndërmarrjes “Brezovica”, e cila është nën administrimin e AKP-së dhe kërkoi të bëhen përgatitjet e nevojshme për terrenet e skijimit dhe hapësirat e hoteleve që operojnë në kuadër të ndërmarrjes, në mënyrë që të ofrohen kushte sa më të mira për turistët në sezonin e ardhshme./kp/

Gjithashtu lexoni:

Dragashi përfiton mbi 1.8 milion euro për banim social, parashihen 42 njësi banimi

ATK mbledh 813 milionë euro të hyra tatimore për 8 muaj

Pacolli ndan 138 mijë euro për Odën e Arkitektëve, ja për çfarë do të përdoren

Kurti viziton shtëpinë e rinovuar përmes masave për efiçiencë të energjisë

Kurti takon ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, kërkon vazhdimin e mbështetjes për integrimin euro-atlantik

TAGGED: BORDI, ndermarrjet, transaksionet
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?