KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bllokimi i opozitës për marrëveshjen 210 milionë euro, ministri i Drejtësisë i Danimarkës të hënën viziton Kosovën
Politikë

Bllokimi i opozitës për marrëveshjen 210 milionë euro, ministri i Drejtësisë i Danimarkës të hënën viziton Kosovën

Kosova News
Kosova News 13:39 -08/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se homologu i saj nga Danimarka, Nick Haekkerup, të hënën e 12 shkurtit do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu tha se qëllimi i kësaj vizite është takimi i ministrit danez me krerët e institucioneve të Kosovës dhe me grupet parlamentare të opozitës.

“Sa i përket marrëveshjes ndërkombëtare për Mbretërinë e Danimarkës, ministri i Drejtësisë i Danimarkës do të jetë në Kosovë në vizitë zyrtare më 12 dhe 13 shkurt. Qëllimi i kësaj vizite është që të takohet sërish me ne si institucione por edhe me grupet parlamentare opozitare dhe mendoj që kjo marrëveshje duhet të futet në rend dite pas vizitës së tij në Kosovë”, njoftoi ajo.

Kosova dhe Danimarka nënshkruan më 20 dhjetor një letër-pëlqim, sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

Për këtë huazim, sipas letër-pëlqimit, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme.

Në atë kohë, Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu kishte thënë se nënshkrimi i letër-pëlqimeve është vetëm hapi i parë drejt arritjes së një marrëveshjeje, që më pas duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, “të dënuarit, të cilët do të transferohen [nga Danimarka] në Kosovë, nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë”.

Kosova kishte 1,642 të burgosur në vitin 2020, përkatësisht 97 për qind të kapacitetit të saj, sipas Raportit Botëror të Burgjeve të Universitetit të Londrës.

S’ka kuorum për marrëveshjet ndërkombëtare, kalohen vetëm si pika të rendit të ditës

Gjithashtu lexoni:

DW: Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor

Osmani në Tiranë: BE po bllokon Kosovën, reformat tona nuk vlerësohen

Rutte paralajmëron që dialogu Kosovë-Serbi do të diskutohet në Tiranë

Kallas konfirmon se javën tjetër vjen në Kosovë

Rama nis takimet dypalëshe, pret kreun e NATO-s dhe liderët evropianë

Kosova News 08/02/2024 08/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

DW: Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor
11:23 -16/05/2025
Osmani në Tiranë: BE po bllokon Kosovën, reformat tona nuk vlerësohen
11:20 -16/05/2025
Rutte paralajmëron që dialogu Kosovë-Serbi do të diskutohet në Tiranë
11:01 -16/05/2025
Kallas konfirmon se javën tjetër vjen në Kosovë
10:38 -16/05/2025
Një policeje iu vodh arma zyrtare në Klinë, bashkë me një karikator me 15 fishekë
10:19 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?