Pas, bisedës telefonike së kryeministrit Albin Kurti me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Të njëjtën gjë sekretari Blinken e ka bërë edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.
Kjo është konfirmuar nga Presidenca e Serbisë ku kanë treguar se për çfarë kanë biseduar.
Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe Metohisë dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimet energjetike të Serbisë.
Ata rreth bisedës së Kosovës dhe Serbisë, kanë kërkuar që të arrihet një marrëveshje e shpejtë.
“Çështjen e Kosovës dhe dëshirën e SHBA-së që të zgjidhet marrëveshja sa më shpejtë. Po ashtu është biseduar për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, si dhe diversifikimin e burimeve energjetike të Serbisë”.
“Sekretari i Shtetit, Blinken e informoi presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën dhe presidenti Vuçiq prezantoi pikëpamjet e Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë.