Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Blerim Sallahun ushtrues të detyrës së Ministrit të Drejtësisë, shkruan KosovaNews
Sallahu, i cili deri tani ka ushtruar funksionin e zëvendësministrit të Drejtësisë, merr këtë përgjegjësi pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në njoftim, Kurti ka uruar Sallahut suksese në përmbushjen e detyrave të reja, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së punës në Ministrinë e Drejtësisë./KosovaNews/


