Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me seancën e radhës stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, kundër Armenisë dhe Komoreve.
Prurja e re në Kombëtaren e Kosovës është Bledian Krasniqi, me mesfushorin që ka shkëlqyer me fanellën e Zurichut në Superligën e Zvicrës.
“Në ekip më kanë pritur shumë mirë dhe jam krenar që jam i përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën”.
“Stërvitja ka qenë shumë e mirë dhe besoj se në këto dy ndeshje do të paraqitemi mirë dhe do të kemi rezultate pozitive”, tha Krasniqi.
Kosova do të përballet me Armeninë më 6 qershor dhe me Komoret më 9 qershor.
Të dyja këto ndeshje do të fillojnë në orën 19:00 dhe do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Me këto dy miqësore, Kosova synon të përgatitet për ciklin kualifikues të Botërorit, i cili do të fillojë në muajin shtator, teksa Dardanët garojnë në Grupin B, me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.