KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bizneset serbe pjesëmarrëse në Panairin e Prishtinës në vitin 2017 e 2018, me organizim të Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë
Ekonomi

Bizneset serbe pjesëmarrëse në Panairin e Prishtinës në vitin 2017 e 2018, me organizim të Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë

Kosova News
Kosova News 18:50 -13/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në tetor të vitit të kaluar, në vazhdën e një hulumtimi të gjërë për kompanitë e Devollëve që filli ju shkonte deri në Serbi, e më tutje, KosovaNews publikoi hulumtimin se në muajin maj të 2023-tës, Devollët e kishin regjistruar një replikë të ArtMotion, me emrin “Art Motion Platforma” DOO, kësaj rradhe një kompani “puro serbe”, me seli në Novi Sad të Serbisë.

Sot deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi nëpërmjet një postimi në facebook publikoi  një lajm të vitit 2020, ku Berat Rukiqi, në atë kohë kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, së bashku me homologun  e tij nga Serbia  Marko Çadezh, kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë tregonin se kishin biseduar për tre projekte madhore.

Sipas Rukiqit në atë kohë këto projekte ishin“Projekti i Brezovicës, projekti në fushën e minierave si dhe projekti në fushën e energjisë”

Postimi i Marko Çadež, kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë, me rastin e hapjes së Panairit në Prishtinë. Në mesin e atyre që e prejnë shiritin edhe Enver Hoxhaj e Safet Gërxhaliu.
 
Marko Çadež, kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë, u bëri thirrje biznesmenëve që të investojnë në siç e quante ai “Kosovë e Metohi” dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Oda Ekonomike e Serbisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës dëshirojnë ta promovojnë këtë rajon (pra, Kosova qenka Rajon!?) si rajon bashkëpunimi dhe suksesi, në vend të rajonit të konfliktit, tha Çadež në Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë në Prishtinë

Në postim në Facebook, në prill të 2018-ës, kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, kishte ftuar biznesmenët serb të investojnë në “regjionin e Kosovës” e në këtë kuadër të merrnin pjesë edhe në një një panair në Prishtinë, të cilin e organizonte Oda Ekonomike e Kosovës.

Marko Çadež, kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë, foto nga web faqja e tyre. Në prapavijë harta e prezencës së kësaj ode në Ballkan, pa kufinjë shtetërorë, diçka që qartas sugjeron në një hartë të “Botës Serbe”

Një panair i ngjajshëm ishte mbajtur edhe në vitin 2017, gjithashtu i organizuar nga këto dy oda, me temë: “Bujqësia dhe industria ushqimore”.

Lista e pjesëmarrësëve në panairin për bujqësi e produkte ushqimore, ndër to edhe Oda Ekonomike e siç e quanin ata e“Kosovës dhe Metohisë”, kompania serbe “Granolia” DOO Novi Sad e Esat Bojkut nga Peja.

Ndër pjesëmarrës nga Serbia, kishte qenë edhe kompania serbe Granolia DOO Novi Sad, me pronarë Esat Bojkun, nga Peja, kompani kjo me seli në adresën: “Ul. Narodnog Fronta 21, 21000 Novi Sad, Srbija”. Është interesante  se në të njejtën adresë është e regjistruar edhe kompania “serbe” ArtMotion Platforma DOO Novi Sad, me pronarë Kushtrim Gojanin, nga Gjakova, i cili figuron edhe si pronar legjitim i televizionit “Klan Kosova”

Nga motori i kërkimit të kompanive serbe e-Kapija të dyja këto kompani kanë adresë të njejtë
Regjistri tregtar i Serbisë (apr.gov.rs), akti themelues i kompanisë “Granolia” DOO Novi Sad.
Esat Bojku nga “Peç”, me banim në rrugën “Radovan Vuçkoviç 138” dhe “JMBG”-ja e tij serbe…

Kompania serbe Granolia DOO Novi Sad me pronar Esat (Ismet) Bojkun, i cili njihet edhe si familjar i Devollëve, veprimtarinë e saj e ka në fushën e drithërave. Përgjatë viteve të kaluara në Kosovë janë importuar me mijëra tonë drithëra e që shumica prej tyre është bërë pikërisht përmes kësaj kompanie duke u derdhur në mullinjtë e Devollëve M-Sillosi në Xërxë të Rahovecit.

Lajm nga Tanjug, agjencioni shtetëror serb. Marko Çadezh me Hashim Thaçin, në atë kohë president i Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

MINTI publikon çmimet, nafta sot 1 cent më shtrenjtë se dje

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Kosova News 13/11/2024 13/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet
10:12 -31/07/2026
MINTI publikon çmimet, nafta sot 1 cent më shtrenjtë se dje
09:52 -31/07/2026
Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
09:34 -31/07/2026
Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte
08:54 -31/07/2026
Para seancës së 6 gushtit, Haxhiu sot në takim me përfaqësuesit e partive politike
08:51 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?