KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta
Ekonomi

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta

Kosova News
Kosova News 17:55 -28/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Disa kompani në Kosovë kanë marrë oferta për energji elektrike deri në trefish më të larta se tarifat e tanishme, dhe shumica nuk kanë arritur ende të lidhin kontrata me furnizuesit. Megjithatë, nga 1 qershori, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), të gjitha bizneset e mëdha do të dalin nga skema e tarifave të rregulluara dhe do të futen në tregun e lirë.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga përfaqësues të bizneseve, nuk do të ketë shtyrje të afatit për liberalizimin e tregut të energjisë, konfirmon Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Sipas vendimit të ZRRE-së, nga 1 qershori, të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.

Aktualisht, në treg janë të licencuara 21 kompani furnizuese me energji, ndërsa një tjetër është në proces licencimi. Shumica prej tyre janë nga Kosova, por ka edhe nga rajoni.

Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, që aktualisht furnizon shumicën e konsumatorëve familjarë dhe industrialë, është një prej tyre.

ZRRE-ja njoftoi se shumica e furnizuesve janë ende duke analizuar profilin e konsumatorëve dhe duke përgatitur ofertat e tyre. Institucioni theksoi se vendimi mbetet në fuqi dhe mund të kontestohet vetëm përmes rrugëve ligjore – veprim që, më 28 maj, e paralajmëroi Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Rritje e ndjeshme e kostos për bizneset

Të gjitha subjektet ekonomike që përfaqësojnë bizneset – përfshirë Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Aleancën Kosovare të Biznesit dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë – kanë kërkuar shtyrjen e afatit për një vit.

Ata kanë thënë se kjo periudhë duhet të shfrytëzohet për të krijuar kushte që do ta bënin reformën më të pranueshme për bizneset. Në të kundërtën, liberalizimi rrezikon të shkaktojë dëme afatgjate, duke ndikuar në uljen e prodhimit dhe në rënien e konkurrueshmërisë ndaj kompanive të rajonit.

Bedri Kosumi, pronar i kompanisë “Pestova” në Vushtrri, që ka 260 punëtorë, thotë se KESCO i ka ofruar një çmim prej 264 eurosh për megavat në orë (MWh) – trefishi i tarifës aktuale.

Sipas tij, vitin e kaluar kompania ka paguar 500 mijë euro për energji elektrike, ndërsa me ofertën e re, fatura vjetore do të tejkalojë 1.5 milionë euro.

“Kjo është e papranueshme, po na detyrojnë t’i rrisim çmimet e produkteve, ta ulim prodhimin dhe për pasojë, ta zvogëlojmë numrin e të punësuarve… është një efekt zinxhir”, tha Kosumi.

Nga kompania “Frutex” në Suharekë, pronari Shaqir Palushi tregon se vetëm KESCO dhe kompania VoltKos kanë paraqitur oferta.

Rafuna para protestës të së enjtes: Do të ketë mbyllje të hyrjeve dhe daljeve të Prishtinës

Për muajin qershor, oferta e KESCO-s ka qenë mbi 60 mijë euro më shumë se sa ka paguar në qershorin e vitit të kaluar.

Kurse oferta e kompanisë tjetër VoltKos, për muajin korrik ka qenë 200 euro/MWh

“Në muajin korrik të vitit të kaluar kemi paguar 40.960 euro për energji; për të njëjtën sasi, në korrikun e këtij viti, me ofertën e re (te VoltKos-it) duhet të paguajmë mbi 102 mijë euro”, tha Palushi.

As KESCO dhe as VoltKos nuk e kanë konfirmuar për REL-in çmimet e ofruara për këto kompani.

Për një megavat energji në orë, sipas një raporti të publikuar nga ZRRE-ja, bizneset gjatë ditës (tarifa e lartë) paguajnë rreth 140 euro kurse gjatë natës (tarifa e ulët) rreth 69 euro.

Po, sipas këtij rregullatori çmimi mesatar i energjisë për konsumatorët jo familjarë, vitin e kaluar, ka qenë 9.30 centë kilovati në orë apo 93.0 euro MWh.

Heshtja e kompanive të licencuara

REL-i ka kontaktuar disa nga kompanitë e licencuara për furnizim, sikurse Infinit Poëer Solution, Etmt Energy, MCM Commodities, Korporata Energjetike e Kosovës, KESCO, Future Energy Trading and Exchange Dynamics, GSA Eneregji, por shumica nuk janë përgjigjur nëse janë të gatshme t’i furnizojnë bizneset nga 1 qershori dhe me çfarë çmimi.

Përgjigje të pjesshme ka dhënë kompania Enerco LLC.

Rinor Klaiqi nga kjo kompani nuk tregoi në mënyrë konkrete çmimin e një megavati, por tha se kanë biseduar më disa biznese edhe pse nuk kanë lidhur ndonjë marrëveshje tregtare.

“Kjo është situatë e re dhe shumica e konsumatorëve janë duke shfrytëzuar ofertën e Furnizuesit të Mundësisë se Fundit deri sa të adaptohen më situatën e re”, tha ai.

Sipas Burim Ejupit nga Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, kompanitë nuk janë transparente në formimin e çmimeve dhe ofertat aktuale nuk përputhen me realitetin e bursës.

Për krahasim, çmimi mesatar për një MWh në bursën HUPX më 28 maj ishte vetëm 87.39 euro.

Furnizuesi i fundit: Zgjidhje e përkohshme

Nëse një kompani nuk arrin të gjejë furnizues, ajo kalon automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit – aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është zgjedhur përmes një tenderi të hapur nga ZRRE-ja.

Nga ZRRE-ja thonë se nga 1 qershori bizneset që nuk e kanë zgjedhur kompaninë tregtare- automatikisht dalin në këtë furnizues.

Ky furnizim nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe çmimet janë më të larta sesa çmimi mesatar i tregut.

Nëse pas kësaj periudhe nuk lidhet kontratë me ndonjë kompani tregtare, biznesi rrezikon të mbetet pa furnizim me energji elektrike.

Ndërkohë, Korporata Energjetike e Kosovës, nuk u përgjigj se a është e gatshme për këtë proces dhe sa do jetë çmimi i energjisë për bizneset e mëdha.

ZRRE-ja qëndron pas vendimit të saj, duke thënë se mund të kontestohet vetëm përmes rrugëve ligjore.

PDK-ja ka paralajmëruar se do të kërkojë në gjykatë pezullimin e përkohshëm të vendimit, derisa të krijohen kushtet për funksionimin e tregut të lirë.

Ndërkohë, bizneset mbeten në paqartësi dhe përballen me vendime të vështira, teksa rritja e menjëhershme e kostos së energjisë rrezikon të ndikojë në prodhim, çmime dhe punësim.

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në vendet e Bashkimit Evropian ka filluar në fund të viteve ‘90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët. Ndërsa, në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2017, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme. /REL/

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar

Ambasadori Hargreaves: Është e papranueshme gjuha e urrejtjes ndaj presidentes Osmani

Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së

Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO

Kosova News 28/05/2025 28/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
80%
2 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar
23:08 -29/05/2025
Ambasadori Hargreaves: Është e papranueshme gjuha e urrejtjes ndaj presidentes Osmani
22:47 -29/05/2025
Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së
22:43 -29/05/2025
Kurti viziton çerdhen publike “Filizat” në Kamenicë
22:22 -29/05/2025
Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë
22:09 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?