Bitcoin mund të bjerë deri edhe më tej në nivelin më të ulët prej 13,000 dollarësh, paralajmëron një strateg i njohur
Bëhuni gati sepse Bitcoin mund të bjerë shumë më tej, e tërë kjo sipas Ian Harnett, bashkëthemelues dhe shefi i investimeve i ???????? ???????? ???????ℎ., i cili paralajmëron se kriptomonedha më e mirë në botë ka të ngjarë të bie deri në 13,000 dollarë – një rënie gati 40% nga nivelet aktuale.
“Ne ende do ta shesim këto lloj të invesitmeve në këto kohëra të rëndë ekonomike,” i tha ai të martën “?????? ??? ??????” të CNBC,
Duke shpjeguar thirrjen e tij në rënie, Harnett tha se rëniet e kaluara të kriptovalutave tregojnë se Bitcoin tenton të bjerë afërsisht 80% nga nivelet më të larta të të gjitha kohërave.
Në vitin 2018, për shembull, kriptomonedha ra me shpejtësi të madhe në rreth 3,000 dollarë pasi arriti një kulm prej gati 20,000 dollarë në fund të 2017.
Një rënie e tillë në vitin 2022 “do t’ju kthente në rreth 13,000 dollarë”, një “zonë kryesore e mbështetjes” sipas Harnett.
Bitcoin u rrit në një nivel rekord prej gati 69,000 dollarësh në nëntor gjatë kulmit të furisë së kriptomonedhave në vitin 2021, raporton Kosovanews.
“Në një botë ku shitjet janë të përditshme, Bitcoin në fakt po bën mirë,” tha Harnett.
“Kur paratë në treg hiqen – dhe kjo është ajo që bankat qendrore po bëjnë në këtë moment – atëherë ju shihni se ato tregje janë nën një presion ekstrem”.