Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq, të cilin e falënderoi për mbështetjen e njëtrajtshme ndaj Kosovës.
Zëvendëskryeministri u shpreh se Sllovenia gjithmonë ka qenë dhe mbetet partner i Republikës së Kosovës.
Ai tha se këto katër vite të mandatit të saj kanë sjellë bashkëpunim të shkëlqyer dhe forcim të marrëdhënieve Kosovë-Slloveni.
Në takim u diskutua ndër të tjera edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi suksese ambasadores në angazhimet dhe detyrat e saj të radhës, thuhet në njoftimin e Zyrës së zëvendëskryeministrit.