Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova ka shënuar progres, bazuar në Raportin për Kosovë, të bërë nga Komisioni Evropian.
Sipas Bislimit, raporti për Kosovën, është ndër raportet më të mira në rajon.
Bislimi pohoi se është evidentuar edhe avancimi në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe Agjendës së Reformave Evropiane.
“Ne qëndrojmë të përkushtuar maksimalisht në zhvillimin e vendit, avancimin e agjendës evropiane dhe përmbushjen e reformave të nevojshme për përafrim me standardet e BE. Kosova ecën bindshëm në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike e evropiane” ka shkruar Bislimi në facebook.


