KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: Procesi i zgjerimit duhet të jetë i bazuar në meritokraci
Politikë

Bislimi: Procesi i zgjerimit duhet të jetë i bazuar në meritokraci

Kosova News
Kosova News 15:53 -22/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dita e dytë e vizitës zyrtare në Poloni e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, vijoi me pjesëmarrjen në konferencën e organizuar nga qendra e studimeve “Trans-European Policy Studies Association”, TEPSA, me titull “Kush duhet të jetë ai që vendosë kohën e duhur për zgjerimin e BE-së?”, në kuadër të konferencave që po zhvillohen në prag të Presidencës së Polonisë të Këshillit të BE-së.

Në një njoftim për medie nga Kryeministria bëhet e ditur se zëvendëskryeministri Bislimi, në fjalën e tij, shprehu se Kosova ka shënuar progres të shpejtë, ka dëshmuar avancimin në zhvillimin e vendit, gjersa procesi i zgjerimit duhet të jetë i bazuar në meritokraci dhe vlerësimin e zbatimit të agjendës së reformave dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian.

Tutje Bislimi theksoi se Kosova arriti progresin e dytë më të shpejtë në rajon dëshmuar përmes ‘Raportit të fundit për Vendin’, progres të shpejtë në rritjen e punësimit dhe uljen e papunësisë, progres të shpejtë në rritjen ekonomike, progres të shpejtë në rritjen e të ardhurave të bizneseve, si dhe prezantim për herë të parë të politikave sociale që prekin veçanërisht fëmijët, nënat e reja, familjet dhe të rinjtë. 

“Historia e Kosovës në vitin 2024 është modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë dhe të shënojmë progres të dukshëm,” tha zëvendëskryeministri.

Duke qenë vendi i vetëm në rajon, i cili ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, zëvendëskryeministri theksoi rëndësinë në ecjen përpara në këtë proces për Kosovën përmes marrjes së pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat.

Përgjatë diskutimeve të panelit u trajtua dhe mbështetja e Polonisë ndaj procesit të zgjerimit të BE-së me rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe prioritetet e ardhshme të Presidencës së Polonisë të Këshillit të BE-së në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Pjesë e panelit ishin edhe kryesuesi i Departamentit të Politikave të Zgjerimit të BE-së dhe fqinjësisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, Tomasz Wiśniewski, përfaqësuesja nga Instituti për Politika Evropiane (EIP), Funda Tekin, dhe profesori i Universitetit të Varshavës dhe Institutit për Evropë Qendrore, Spasimir Domaradzki.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Kosova News 22/11/2024 22/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
14 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?