KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi priti në takim një delegacion nga Komiteti Evropian i Rajoneve
Politikë

Bislimi priti në takim një delegacion nga Komiteti Evropian i Rajoneve

Kosova News
Kosova News 21:14 -24/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim një delegacion nga Komiteti Evropian i Rajoneve (CoR).

Mes dy palëve u bisedua mbi avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe progresin e arritur.

Kryesuesi i këtij delegacioni, Nikola Dobroslaviç tha se e mbështet rrugëtimin e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku nevojitet përmbushja e reformave dhe arritja e standardeve të BE, ku dhe shprehu se sheh zhvillime pozitive në Prishtinë, dinamike dhe shpreson që Kosova t’i arrijë objektivat e saj.

Ndërsa, Bislimi foli mbi agjendën evropiane të vendit dhe hapat që po ndërmerren në rrugëtimin drejt BE-së me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat dhe përkushtimin në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Kosova gjendet në një trajektore të re të zhvillimit, e cila u reflektua dhe në raportin më të fundit për vendin të Komisionit Evropian dhe sipas tij, ky ishte raporti më i mirë i prodhuar ndonjëherë për Kosovën, ndërsa në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ky ishte raporti me progresin më të lartë për vitin 2022.

Në vijim, u diskutua dhe mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes Kosovës dhe CoR-së, përmes përfshirjes së Kosovës në raportimet, opinionet dhe publikimet e këtij Komiteti në fusha të ndryshme. U kërkua dhe mbështetja për pjesëmarrjen e Kosovës në programet transnacionale dhe përkrahjen në zhvillimin ekonomik lokal dhe agjendën e gjelbër.

CoR ka një rol statutor në politikën e zgjerimit të BE-së nëpërmjet Marrëveshjeve të Stabilizim Asocimit duke krijuar Komitete të Përbashkëta Konsultative (KPK) për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve lokale dhe rajonale në BE dhe vendet në zgjerim, dhe për t’i mbështetur ato në rrugën e tyre drejt BE.

Ditën e nesërme do të mbahet grupi punues për bashkëpunimin e Komitetit Evropian të Rajoneve me Ballkanin Perëndimor, për të adresuar sukseset, sfidat dhe përfshirjen e Komunave të Kosovës në kuadër të përmbushjes së agjendës evropiane, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 

Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të

Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së

Kosova News 24/10/2022 24/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?