KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: Kosova synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO e Këshill të Evropës
Politikë

Bislimi: Kosova synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO e Këshill të Evropës

Kosova News
Kosova News 11:03 -20/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova synon anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Bashkim Evropian, në Këshill të Evropës dhe në NATO.

Në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë për ditëlindjen e Mbretit Charles III, Bislimi tha se beson që Kosova e ka përkrahjen e Britanisë së Madhe “në aspiratat dhe rrugëtimin përpara.

“Kosova është një vend që kërkon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, Këshillin e Evropës dhe forcimin e themeleve të demokracisë dhe lirisë, të drejtave civile dhe sundimit të ligjit. Në aspiratat dhe rrugëtimin që kemi përpara, ne kemi besim se, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë perëndimorë, do t’i arrijmë qëllimet tona, pasi marrëdhëniet tona diplomatike, vizitat dypalëshe, bashkëpunimi dhe lidhjet po forcohen dita-ditës. Një lidhje më e thellë në politikë, kulturë, ekonomi, siguri, e shumë fusha të tjera”, është shprehur zëvendëskryeministri Bislimi, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit të enjtne.

Bislimi është shprehur se Britania e Madhe ka një vend të veçantë “në zemrat dhe mendjet tona”.

“Në rrugëtimin tonë për liri, Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë një aleat i palëkundur – një komb që përkrah lirinë dhe vlerat demokratike, që na qëndruan pranë gjatë luftës dhe përpjekjeve tona për çlirim, dhe vitet pasuese të rindërtimit të vendit tonë. Javën e kaluar, pritëm ish-kryeministrin Tony Blair, për të shënuar së bashku 25 vjet nga çlirimi i Kosovës. Ne e vlerësojmë shumë dhe nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen e tij të palëkundur gjatë luftës”, ka shtuar ai.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera

Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Kosova News 20/06/2024 20/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?