Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi sot do të mbajë konferencë për media, duke filluar nga ora 15:00.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit nuk është bërë e ditur arsyeja e mbajtjes së kësaj konference.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mban konferencë për media.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.