KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: Kërkesa e propozuesve, faza e ndërmjetme ku Kosovës i ofrohet njohja de facto
Politikë

Bislimi: Kërkesa e propozuesve, faza e ndërmjetme ku Kosovës i ofrohet njohja de facto

Kosova News
Kosova News 11:52 -18/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar se ofruesit e propozimit franko-gjerman kanë kërkuar që të futet një fazë e ndërmjetme në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ku Kosovës i ofrohet njohja de facto, e më vonë edhe ajo de jure.

Në konferencën për media të mbajtur me kryeministrin Albin Kurti, ku kanë folur për takimin e fundit në Bruksel më 14 shtator dhe procesin e negociatave, Bislimi ka thënë se Kosova nuk ka hequr dorë nga marrëveshja finale.

“Pamundësia e faktorit ndërkombëtar ta detyrojë Serbinë të jetë konstruktive në dialog, ka detyruar sjelljen e propozimit franko-gjerman. Ka qenë kërkesë e propozuesve që të futet një fazë e ndërmjetme, ku Kosovës i ofrohet njohja de facto, por njohja de jure mbetet më vonë. Pra, nuk është se kemi hequr dorë nga marrëveshja finale”, është shprehur ai.

Bislimi ka shtuar se në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, Kurti ka ofruar që të nënshkruhet Marrëvehsja Bazike, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka vepruar në keqbesim.

“Më 27 shkurt në Bruksel, kryeministri Kurti ka ofruar që të nënshkruhet marrëveshja bazike dhe aty z.Vuçiq ka thënë se do ta nënshkruajë bashkë me dokumentin e aneksit implementues që do të negociohet në Ohër. Pastaj publikisht ka thënë se është mashtruar nga këshilltarët e tij që i kanë thënë prano se Kurti do të refuzojë. Aty ka qenë sinjali i parë që qasja e negocimit të Vuçiqit ka qenë në keqbesim. Ka konfirmuar pranimin e dokumentit me bindjen që Kurti do të refuzojë e do të duket konstruktiv”, ka thënë Bislimi.

Kryeministri Kurti akuzon Lajçakun për pozicionim kundër Kosovës: Serbia e ka bërë përfaqësues, BE-ja të marrë masa

Gjithashtu lexoni:

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

LDK-ja mbledh nënshkrimet për anulimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës

S’ka konstituim të Kuvendit as pas 13 përpjekjeve

AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

Kosova News 18/09/2023 18/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk
11:47 -09/05/2025
Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së
11:25 -09/05/2025
Lëshohet urdhër për të ndaluar hyrjen e Dodikut në vendet ushtarake
11:15 -09/05/2025
LDK-ja mbledh nënshkrimet për anulimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës
10:57 -09/05/2025
S’ka konstituim të Kuvendit as pas 13 përpjekjeve
10:36 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?