KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: Beogradi synon që me Asociacion ta vendosë një “Kalë të Trojës” në Kosovë
Politikë

Bislimi: Beogradi synon që me Asociacion ta vendosë një “Kalë të Trojës” në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 13:25 -08/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se për Serbinë kërkesa për një Asociacion të komunave me shumicë serbe nuk është për qëllimin e integrimit të serbëve lokalë në Kosovë. Por, Bislimi thotë se synimi është të vendoset një “Kalë i Trojës” në Kosovë, e për këtë tregon edhe një ‘non-paper’ që së fundi është draftuar nga Akademia e Shkencave të Serbisë.

“Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyen e vërtetë të Serbisë për insistimin e formimit të AKS-së. AKS-ja kurrë nuk ka pasur qëllim t’i integrojë serbët lokalë në Kosovë, por të jetë ‘Kali i Trojës’ i Beogradit për ta bërë shtetin jofunksional, duke përgatitur mënyrën për ndarje. ‘Non-paperi’ i fundit i draftuar nga Akademia e Shkencave dhe e Artit e Serbisë (nga Vasilije Krestiq, anëtare e plotë) ofron dëshminë më të fuqishme deri më tash për qëllimet e vërteta të Serbisë prapa insistimit për AKS-në në Kosovë”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Bislimi ka treguar disa pika të atij “non-paperit” ndërsa ka thënë se këtu shihet edhe arsyeja pse Beogradi me këmbëngulje kërkon Asociacion.

“Krijimi i AKS-së nuk është objektiv në vete, por paraqet një hap të rëndësishëm drejt drejt arritjes së synimit për ‘Botën serbe’ që koincidon me territorin e ish-Jugosllavisë. Dizajni fillestar i AKS-së nuk është relevant, pasi kompetencat do të evolojnë dhe do të eksploatohen për shkak të përkrahjes financiare të Beogradit dhe një mungese relative të mbikëqyrjes nga Qeveria e Kosovës. Këto kompetenca do të çojnë te një Republika Sërpska e re me synim për ndarje territoriale mes territoreve shqiptare e serbe. Kjo më ps do të shtyjë komunitetin ndërkombëtarë të njohë ekzistimin e dy entiteteve nacionale në Kosovë dhe një autonomi absolute në zonat e AKS-së. Kjo autonomi do të sjellë situatë që serbët nuk do të kenë nevojë për të ndërvepruar me Qeverinë e Kosovë, duke e bërë kështu AKS-në si një “vezë qyqeje” në territorin e Kosovës. Serbia beson se avantazhi kryesor krahasues që ka aktualisht, dhe duhet të shfrytëzojë, është superioriteti ekonomik në rajon. Në rrethanat aktuale, qëllimi përfundimtar ‘Bota serbe’ nuk mund të realizohet vetëm me mjete politike. Duhet të shfrytëzohen edhe mjete të tjera, duke përfshirë mekanizma fetare me potencial për ndikim politik në vendet fqinje ku vepron Kisha Ortodokse Serbe. Prandaj, themelimi i AKS-së duhet të jetë imperativ kyç për politikanët serbë, duke ofruar një bërthamë për qëllimin shekullor të bashkimit të kombit serb”, ka cituar Bislimi pikat e “non-paperit”. “‘Non-paper’ shpjegon në mënyrë të përsosur këmbënguljen e Beogradit për AKS-në, por duhet të bëjë komunitetin ndërkombëtar të rishqyrtojë këmbënguljen e vetë”.

?? has repeatedly warned the int'l community about Serbia's true reasons for insisting on ASMM's formation. ASMM was never intended to integrate local Serbs into Kosova, but as Belgrade's Trojan Horse to make the country dysfunctional, thus preparing the way for partition. 1/10

— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) June 8, 2023

Gjithashtu lexoni:

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

80 kuti të votave me postë të numëruara, VV e para me mbi 69%

“Ne kemi fituar zgjedhjet përsëri jashtëzakonisht bindshëm”, Gërvalla: Presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione

Gërvalla: Do të presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione

Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut

KosovaNewss 08/06/2023 08/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime
12:06 -15/06/2026
India goditet nga vala ekstreme e të nxehtit, 64 gradë në diell
12:00 -15/06/2026
Dënohet për dy përdhunime djali i princeshës së Norvegjisë
11:57 -15/06/2026
Shqipëri: Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova
11:55 -15/06/2026
Spanja dhe Belgjika nisin aventurën në Botëror, vëmendja te yjet e mëdhenj
11:51 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?