KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi akuzon Serbinë se po tenton ta bllokojë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Politikë

Bislimi akuzon Serbinë se po tenton ta bllokojë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Kosova News
Kosova News 16:41 -04/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia po vazhdon përpjekjet për të penguar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke tentuar të bllokojë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), ka thënë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Ky bllokim, sipas Bislimit, po bëhet përmes refuzimit të regjistrimit të kryetarit të ri të KKSh-së, Enkel Rexhepit, një veprim që konsiderohet si ndërhyrje politike dhe shkelje e të drejtave të shqiptarëve nga Serbia.

Në një status në Facebook të martën, Bislimi ka thënë se këto veprime të Serbisë nuk janë të izoluara, por pjesë e një strategjie të vazhdueshme për të diskriminuar shqiptarët në Luginë, për të bllokuar zhvillimin e tyre ekonomik dhe për të minuar institucionet e tyre legjitime.

“Ndihma e Kosovës për shqiptarët e Luginës është legjitime, fondet janë transparente dhe përbëjnë një mbështetje të drejtë e të nevojshme. Ndërsa bllokada ndaj funksionimit të KKSh-së është një ndërhyrje politike pa asnjë bazë ligjore, e cila synon ta mbajë këtë institucion jofunksional dhe të pafuqishëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka theksuar se Serbia synon të kontrollojë institucionet shqiptare në Luginë dhe të shuajë çdo zë të pavarur që kundërshton politikat e saj diskriminuese.

“Serbia dëshiron që shqiptarët të mos kenë zë dhe përfaqësim, por ne nuk do të qëndrojmë indiferentë përballë këtyre shkeljeve,” ka shtuar ai.

Por Bislimi ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë mbështetjen ndaj shqiptarëve të Luginës, pavarësisht pengesave të Serbisë.

Zëvendëskryeministri ka bërë thirrje që edhe komuniteti ndërkombëtar të jetë vigjilent ndaj këtyre zhvillimeve dhe të reagojë ndaj përpjekjeve të Serbisë për të shkelur të drejtat e shqiptarëve në rajon.

Më herët, Bislimi ka thënë se Serbia po bllokon edhe ndihmat që Qeveria e Kosovës i ka dërguar për bujqit në Luginë.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucion i vetëqeverisjes i komunitetit shqiptar në Serbi. Këshilli është formuar më 3 korrik 2010.

Gjatë ditës së sotme, edhe kryetari i ri i këtij këshilli, Enkel Rexhepi, ka reaguar duke thënë se Serbia po refuzon ta regjistrojë kryetarin e ri me çështje burokratike.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci

A pritet të ketë marrëveshje me LDK-në, flet Haxhiu

Kosova News 04/02/2025 04/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës
15:49 -31/07/2026
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
15:14 -31/07/2026
Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”
14:45 -31/07/2026
Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë
14:15 -31/07/2026
Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?