KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “BILD”: Hetuesit gjermanë në shënjestër familjen e kryeministrit Rama, vëllai i tij  Olsi i përfshirë në trafik kokaine në Hanover!
Rajon

“BILD”: Hetuesit gjermanë në shënjestër familjen e kryeministrit Rama, vëllai i tij  Olsi i përfshirë në trafik kokaine në Hanover!

Kosova News
Kosova News 15:29 -03/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gazeta gjermane BILD ka hedhur dritë në rrjetet dhe kartelet e drogës që po furnizojnë Gjermaninë dhe gjithë Evropën me kokainë.

Në faqe të parë, gazeta publikon një artikull me titull: “Shqipëria, narkoshteti para derës sonë”. Hetuesit gjermanë dhe autoritetet amerikane kanë paralajmëruar, se ky vend është një qendër për mafien evropiane të kokainës.

Ministrja e Brendshme Federale Nancy Faeser po ashtu ka paralajmëruar për BILD se bandat shqiptare po vërshojnë tregun gjerman të drogës.

BILD shkruan në artikull se vrasjet mafioze kanë qenë prej kohësh pjesë e jetës së përditshme në Shqipëri, ku vetëm në vitin 2021 u regjistruan 100 vrasje të tilla. Bosët e klanit mafioz dhe tregtarë kokaine kanë lidhje të shkëlqyera edhe në polici.

Zyrës Federale të Policisë Kriminale gjermane i është dashur të ngrejë grupin e saj hetimor në Shqipëri dhe Kosovë, e cila sipas tyre ka qenë një sukses deri më tani. Gjithashtu në artikull thuhet se hetuesit gjermanë dhë ndërkombëtarë kanë vënë në shenjestër edhe familjen e kreut të qeverisë, Edi Ramës.

“Një ndër probleme kryesore që përmendet është se mafia e drogës ka lidhje edhe në pozicionet më të larta politike në Shqipëri. Raportohet po ashtu se hetuesit gjermanë dhe ndërkombëtarë kanë në shënjestër edhe familjen e kreut të qeverisë socialiste, Edi Rama. Vëllai i tij, Olsi Rama është i përfshirë në një rast të madh të trafikimit të kokainës nga Hanover. Vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, ka korruptuar kreun e agjencisë së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, për një ryshfet prej 250,000 dollarësh.”, thuhet në artikull.

BILD shkruan se pavarësisht lidhjeve mafioze, Shqipëria aspiron të futet në BE. Kjo e fundit e ka financuar, me 9 miliardë euro ndihmë para anëtarësimit (2021-2027), gjashtë miliardë të tjerë nga Lehtësia e Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu lexoni:

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kosova News 03/06/2024 03/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Holanda shkatërron Suedinë, Zeneli debuton në Botërorin 2026
21:12 -20/06/2026
Reali mohon interesimin për Olise: Nuk ka pasur kontakte me lojtarin
20:55 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?