KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni
Botë

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

Kosova News
Kosova News 11:07 -03/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria holandeze ka rënë sot pas mosmarrëveshjeve mbi propozimet për imigracionin, që çuan në tërheqjen e partisë së udhëheqësit të ekstremit të djathtë Geert Wilders nga koalicioni qeverisës.

Wilders tha në një postim të përkthyer nga CNBC në platformën sociale X, se partia e tij Partia për Liri (PVV) do të largohej për shkak të mungesës së mbështetjes së aleancës për propozimet e tyre për azilin.

PVV fitoi me shumicë dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të Holandës në vitin 2023, duke e rrëzuar partinë e ish-kryeministrit Mark Rutte nga vendi i parë.

Pavarësisht fitores, katër partitë kryesore të vendit zgjodhën ish-kreun e shërbimit të inteligjencës së Holandës, Dick Schoof, si kryeministër.

Wilders të dielën kishte paralajmëruar se partia e tij mund të largohej nga koalicioni, transmeton Telegrafi.

“Më lejoni të jem shumë i qartë. Nëse shumica e propozimeve tona nga plani dhjetëpikësh i azilit nuk miratohen nga koalicioni (dhe kështu nuk shtohen në Marrëveshjen e Vijave Kryesore) dhe nuk zbatohen nga kabineti sa më shpejt të jetë e mundur, atëherë PVV do të tërhiqet nga ky koalicion”, tha ai në një postim në X gjatë fundjavës.

Javën e kaluar, PVV paraqiti një plan me 10 pika për të ulur imigracionin, i cili përfshinte një thirrje për të ndaluar azilin dhe për të ndaluar përkohësisht ribashkimin e familjeve për të gjithë azilkërkuesit që u është dhënë statusi i refugjatit. /

Gjithashtu lexoni:

Spanja anulon marrëveshjen në vlerë 285 milionë euro për armët izraelite

Një makinë “përplaset” në një grup fëmijësh në Hurth të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

Britania do të furnizojë Ukrainën me 100,000 dronë – mediat britanike sjellin detajet

SHBA-ja po përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë

Moska gjithnjë e më shumë varet nga ndihma e huaj – Kina furnizon më shumë se 20 fabrika ushtarake

Kosova News 03/06/2025 03/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
73%
1 km/h
Thu
31 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia mposht Gjermaninë me golin e Ronaldos dhe siguron finalen e Ligës së Kombeve
23:08 -04/06/2025
Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Prishtinës, Haradinaj: Është intelektual, por nuk ekspozohet
22:29 -04/06/2025
Bogujevci: Është zhvilluar një fushatë e orkestruar ndaj meje
22:01 -04/06/2025
Kongresisti Self: Presidenti ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO
21:55 -04/06/2025
Maqedonci: Do të nënshkruhet marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes
21:25 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?