KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bie intensiteti i zjarreve në Greqi pas gati dy javëve
Botë

Bie intensiteti i zjarreve në Greqi pas gati dy javëve

KosovaNewss
KosovaNewss 11:00 -28/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një banor lokal tenton ta shuajë zjarrin në plazh, pranë vendpushimit bregdetar të Lindos, në ishullin Rodos të Detit Egje, në Greqinë juglindore, më 24 korrik 2023.

Zjarret në Greqi janë fashitur më 28 korrik pasi dy javësh të përhapjes me intensitet të lartë. Shërbimet greke të urgjencës po punojnë për të parandaluar vatra të reja zjarresh në pjesën qendrore të vendit, nga ku shumë banorë kishin ikur shkaku i një shpërthimi masiv në një depo municioni një ditë më parë.

Si pasojë e zjarreve – të nxitura nga temperaturat ekstreme dhe erërat e forta – kanë vdekur pesë persona, janë shkatërruar shtëpi, ferma dhe fabrika dhe janë djegur pjesë të konsiderueshme të tokave pyjore që nga 17 korriku.

Në zonën e goditur rëndë të Magnezisë, zjarret arritën në një depo municionesh të forcave ajrore pranë qytetit bregdetar të Nea Aghialos më 27 korrik. Zjarri në depo shkaktoi shpërthime të fuqishme dhe roja bregdetare tha se banorë lokalë u detyruan të largoheshin nga ajo zonë.

Avionët luftarakë të vendosur në një aeroport ushtarak aty pranë u zhvendosën si masë sigurie, tha një zyrtar qeveritar, shkruan REL.

Shpërthimi u ndje në një hapësirë të madhe prej disa kilometrash larg depos, duke shkaktuar thyerjen e xhamave të disa dyqaneve, thanë vendasit për agjencinë Reuters.

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, tha më 28 korrik se kishte urdhëruar një hetim mbi incidentin.

Zjarrfikësit bënë një “përpjekje mbinjerëzore”, por nuk arritën të zbusin zjarret e rindezura në zonën më të gjerë të Volos dhe në Aghialos, tha zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Ioannis Artopoios

Dhjetëra zjarrfikës punuan në atë zonë, të ndihmuar nga pesë avionë dhe një helikopter, pasi erërat e forta mund të shkaktojnë ndezje të reja, tha brigada e zjarrfikësve.

Ministria e Punës u bëri thirrje punëdhënësve në një zonë industriale të Volos t’i pezullojnë operacionet për të dytën ditë radhazi më 28 korrik.

Në ishullin Rodos, ku më shumë se 20.000 turistë dhe vendas u larguan nga hotelet dhe shtëpitë buzë detit gjatë fundjavës, zjarret janë shuar pasi kanë djegur rreth 10 për qind të sipërfaqes së ishullit.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha një ditë më parë se Greqia duhet të ndërmarrë më shumë hapa për t’i luftuar efektet e ndryshimeve klimatike, duke theksuar nevojën për të përmirësuar më tej shërbimet e parandalimit të zjarreve.

Greqia vazhdon luftën me zjarret – rrezik ekstrem, ikin shumë turistë (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Rumunët votojnë në balotazhin presidencial “që mund të zgjerojë përçarjet në BE”

Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar

Arratisje spektakolare në New Orleans, të burgosurit duke ikur lënë mesazh: Ishte shumë i lehtë largimi

Trump njofton se do të flasë me Putinin, Zelenskyn dhe anëtarët e NATO-s

Putini pranon takimin me Zelenskin, por ka disa kushte

KosovaNewss 28/07/2023 28/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrimi i telefonit të Elvis Rroshit, policia del me njoftim zyrtar
11:26 -18/05/2025
Rumunët votojnë në balotazhin presidencial “që mund të zgjerojë përçarjet në BE”
10:24 -18/05/2025
​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovë
10:18 -18/05/2025
Gjakovarja trillon vjedhjen e targave, e vërteta del krejt ndryshe
10:10 -18/05/2025
“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri
09:57 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?