KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bideni, Modi dhe BE-ja përgatisin projekt hekurudhor dhe detar që e lidh Lindjen e Mesme me Evropën
Botë

Bideni, Modi dhe BE-ja përgatisin projekt hekurudhor dhe detar që e lidh Lindjen e Mesme me Evropën

Kosova News
Kosova News 16:39 -09/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe aleatët e tij do të njoftojnë këtë të shtunë gjatë samitit të G20-ës për një plan për një korridor të transportit detar dhe hekurudhor, i cili do ta lidhte Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën – i cili pritet ta ndryshojë tregtinë globale.

Projekti do t’i përfshijë Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera në G20, tha Jon Finer, zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare i Bidenit.

Biden, kryeministri i Indisë Narendra Modi dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të njoftojnë për këtë projekt si pjesë e Partneritetit për Investime në Infrastrukturën Globale.

Korridori i transportit detar dhe hekurudhor do të mundësonte tregti më të madhe mes vendeve, përfshirë të produkteve të energjisë.

Ai mund të jetë, po ashtu, njëri prej projekteve më ambicioze kundër programit masiv të Kinës për infrastrukturën, përmes të cilit ajo ka synuar t’i lidhë më shumë pjesë të botës me ekonominë e vet.

Finer i nënvizoi tri pikat kryesore të projektit. Ai tha se e para është rritja e prosperitetit që projekti do ta ofronte për vendet e përfshira në të, duke e rritur rrjedhën e energjisë dhe komunikimeve digjitale. E dyta, projekti do të ndihmonte në adresimin e mungesës së infrastrukturës së nevojshme për rritje në vendet me të hyra të vogla dhe të mesme. Dhe e treta, Finer tha, projekti do të ndihmonte “në uljen e temperaturës” së “pasigurisë dhe trazirave” që vijnë nga Lindja e Mesme.

Von der Leyen pritet ta përshkruajë projektin si “as më shumë e as më pak se historik”, dhe si një “korridor ekonomik Indi-Lindje e Mesme-Evropë” i cili do ta përshpejtojnë tregtinë mes Indisë dhe Evropës për 40 për qind, sipas një drafti të fjalimit të përgatitur të saj.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka qenë i pranishëm vazhdimisht në samitet ndërkombëtare, përfshirë në atë të G20-ës vitin e kaluar në Indonezi, qëkur Rusia e pushtoi vendin e tij para më shumë se 18 muajve, nuk u ftua nga qeveria e Mondit për tubimin e këtij viti, shkruan REL.

Zelensky i ka përdorur tubimet e nivelit të lartë për të argumentuar për mbështetjen e vazhdueshme ekonomike dhe ushtarake për vendin e tij. India është ndër aleatët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuar që ka qëndruar kryesisht e heshtur rreth luftës dhe madje e ka rritur dukshëm blerjen e naftës ruse.

Finer tha se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë bënë trysni për përfshirjen e Zelenskyt në samit.

Shtëpia e Bardhë është duke tentuar ta forcojë G20-ën si forum ndërkombëtar, derisa presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë vendosur të mos marrin pjesë.

Prapëseprapë, Kina dhe Rusia janë të përfaqësuara në këtë samit dhe kjo do ta bëjë të vështirë për G20-ën të bëjë deklaratë të përbashkët për luftën në Ukrainë.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 09/09/2023 09/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?