KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden u bën thirrje republikanëve të miratojnë ndihma të reja për Ukrainën
Botë

Biden u bën thirrje republikanëve të miratojnë ndihma të reja për Ukrainën

Kosova News
Kosova News 21:30 -06/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Joe Biden, u bëri thirrje republikanëve të miratojnë propozimin për ndihma të reja ushtarake për Ukrainën të mërkurën, duke paralajmëruara se një fitore e Rusisë ndaj Ukrainës do të krijonte kushtet që Moska më pas të sulmonte aleatët e NATO-s.

Presidenti Biden i bëri komentet ndërsa Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të njoftojnë dhënien e një ndihme shtesë prej 175 milionë dollarësh për Ukrainën nga fondet e pakësuara, tashmë të miratuara nga Kongresi, për Kievin.

“Nëse Putini e merr Ukrainën, ai nuk do të ndalonte aty”, tha Presidenti Biden. Putini do të sulmonte më pas një aleat të NATO-s dhe do të na detyronte të “dërgonim trupa amerikane për të luftuar kundër trupave ruse”, theksoi ai.

“Nuk mund ta lejojmë Putinin të fitojë”, tha presidenti Biden.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi këtë javë se fondet tashmë të miratuara për Ukrainën po pakësohen dhe nuk ka mbetur shumë kohë për miratimin e ndihmave të reja për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

Në mes të nëntorit, Departamenti i Mbrojtjes kishte përdorur 97 për qind të ndihmës prej 62.3 miliardë dollarësh nga fondi për Ukrainën, i miratuar nga Kongresi, dhe se Departamenti i Shtetit kishte përdorur të gjithë fondin prej 4.7 miliardë dollarësh të ndihmave ushtarake për Ukrainën, tha këtë javë Drejtorja e Zyrës për Menaxhimin e Buxhetit, Shalanda Young.

Një zyrtar amerikan tha se Shtetet e Bashkuara kanë autorizim për përdorim të një fondi prej më pak se një miliardë dollarësh për Ukrainën. Nëse Kongresi nuk miraton fonde të reja për blerjen e pajisjeve dhe Departamenti i Mbrojtjes mbetet pa fonde për këtë çështje, Ukraina dhe kompanitë e prodhimit të armëve duhet të gjejnë mënyra të tjera për të siguruar më shumë armë për luftën kundër Rusisë.

Siguria në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën është një nga çështjet më të mëdha që kanë qenë pengesë në negociatat mbi miratimin e ndihmave të reja për Ukrainën dhe Izraelin.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat mbështesin përpjekjet e reja për ndërtimin e një muri kufitar, një nga objektivat kryesor të ish-presidentit Trump, dhe ndryshimin e politikave të azilit, duke detyruar azilkërkuesit që të presin në Meksikë ndërsa zyrat e imigracionit shqyrtojnë kërkesat e tyre për strehim në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Biden ka thënë se ai është i gatshëm të bëjë kompromise “të mëdha” rreth çështjes së kufirit, por theksoi se republikanët nuk do të marrin të gjitha gjërat që i kërkojnë. “Këto janë negociata”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 06/12/2023 06/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?