KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden: Pas luftës, Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të qeverisen nga Autoriteti Palestinez
Botë

Biden: Pas luftës, Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të qeverisen nga Autoriteti Palestinez

Kosova News
Kosova News 21:37 -19/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se pas luftës, Autoriteti Palestinez duhet të qeverisë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

“Ndërsa ne përpiqemi për paqe, Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të ribashkohen nën një strukturë të vetme qeverisëse, nën një Autoritet Palestinez të rigjallëruar, ndërsa ne të gjithë punojmë drejt një zgjidhjeje me dy shtete“, thuhej në artikull-opinion të Presidentit Biden për gazetën ‘The Washington Post‘.

 “Nuk duhet të ketë zhvendosje të dhunshme të palestinezëve nga Gaza, nuk duhet të ketë riokupim të territorit, asnjë rrethim apo bllokadë, apo reduktim të territorit”, shprehej Presidenti Biden.

Në artikull presidenti i përgjigjej pyetjes se çfarë mendojnë Shtetet e Bashkuara se duhet të ndodhë me Gazën pas përfundimit të konfliktit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka kundërshtuar planin e zotit Biden që Autoriteti Palestinez të qeverisë Gazën.

“Mendoj se Autoriteti Palestinez në formën e tij aktuale nuk është në gjendje të pranojë përgjegjësi për Gazën“, tha ai në një konferencë shtypi në Tel Aviv.

Zoti Netanyahu ka thënë më parë se në të ardhmen Izraeli duhet të ketë “përgjegjësinë e përgjithshme ushtarake” në Gazë.

Autoriteti Palestinez drejtonte si Bregun Perëndimor ashtu edhe Gazën, por ai u rrëzua nga pushti në Gazë në vitin 2007, pas një lufte të shkurtër civile me Hamasin.

Zoti Biden tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të vendosin ndalime të vizave për ata “ekstremistë” që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor. Dhuna nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli është rritur që nga sulmi i Hamasit në Izrael, më 7 tetor. Hamasi është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian si dhe vende të tjera

“Unë kam qenë i qartë me udhëheqësit e Izraelit se dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të ndalet dhe se ata që kryejnë akte të tilla duhet të mbajnë përgjegjësi“, shkruante zoti Biden.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas i ka kërkuar zotit Biden që të ushtrojë trysni ndaj Izraelit për të ndalur dhunën kundër palestinezëve.

“Gjithashtu ju bëj thirrje që të ndërhyni urgjentisht për të ndaluar sulmet e forcave izraelite dhe terrorizmin e vazhdueshëm nga kolonët kundër popullit tonë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, që rrezikojnë tensione të mëtejshme në një të ardhme të afërt“, tha ai në një fjalim të posaçëm të transmetuar nga një televizion lokal.

Bregu Perëndimor, ku jetojnë rreth 3 milionë palestinezë që jetojnë mes më shumë se gjysmë milioni kolonëve hebrenj, ka vluar prej më shumë se 18 muajsh, duke nxitur shqetësime ndërkombëtare në rritje. /VOA

Gjithashtu lexoni:

Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë

Lëshohet urdhër për të ndaluar hyrjen e Dodikut në vendet ushtarake

X-i i Musk bllokon profilin e kryetarit të arrestuar të Stambollit me kërkesë të Turqisë

HISTORIKE – Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është Papa i ri

Kosova me potencial për t’u bërë qendra kryesore e kriptos në Ballkan dhe Evropë

Kosova News 19/11/2023 19/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Aksident mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre persona të lënduar
10:11 -10/05/2025
Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare
09:35 -10/05/2025
Vdes njëri nga shoferët e kamionit të aksidentuar në Komoran
09:17 -10/05/2025
27 vjet nga Beteja e Grykës së Llapushnikut
08:56 -10/05/2025
Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët
08:38 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?