KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden mesazh për shqiptarët: Në krah me ju, kundër korrupsionit dhe për hyrjen në BE
Politikë

Biden mesazh për shqiptarët: Në krah me ju, kundër korrupsionit dhe për hyrjen në BE

Kosova News
Kosova News 23:03 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

President i ShBA-së Joe Biden përmes një video mesazh përcolli urime për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe ShBA.

Joe Biden: Mbarë popullit shqiptar i dërgoj urimet e mia më të përzemërta dhe miqësinë jetëgjatë të Shteteve të Bashkuara, ndërsa festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona. Kur SHBA mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, u krijua një miqësi e përhershme midis popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe për vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë kur populli Shqipërisë i qëndroi dekadave në diktaturë.

Presidenti  Biden bën këtë vlerësim për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Joe Biden: Sot Shqipëria dhe ShBA janë aleate në NATO dhe partnerë që punojnë së bashku për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në Europë dhe në mbarë botën, duke përfshirë edhe punën tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shqipëria ka dhënë gjithashtu një kontribut kritik në mbështetjen e nevojave humanitare dhe të sigurisë për popullin ukrainas, teksa mbrojnë vendin e tyre kundër luftës brutale të Rusisë.

- Reklamë -

Pasi ka falënderuar  popullin e Shqipërisë për mikpritjen  në strehimin e mijëra afganëve  gjatë vitit të kaluar presidenti Biden flet për zhvillimin dhe sfidat e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Joe Biden: Dhe ndërsa shohim drejt të ardhmes SHBA do të vazhdojë të qëndrojnë krah Shqipërisë ndërsa ju çoni përpara punën për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin për të forcuar sundimin e ligjit dhe përfunduar rrugëtimin tuaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku dhe të forcojmë një të ardhme të ndritshme dhe më shpresëdhënëse për fëmijët tanë.

Në ceremoninë e zhvilluar nga Ministria për Europën dhe Punënt e Jashtme ambasadorja amerikane Yuri Kim e vuri theksin në mos pasjen  e asnjë lëkundje prej vendit të saj për pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë.

Megjithëse sot ndodhen në një armiqësi të thellë, ShBA mundi të bëj bëj bashkë në këtë ceremoni kryeministrin Edi Rama dhe ish-presidentiN Ilir Meta.

Numri një i diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka nënvizoi faktin se marrëdhënia Shqipëri-ShBA është aq e fortë sa nuk u zbeh dot gjatë 50 viteve komunizëm.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike

Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit

Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj

Kosova News 28/07/2022 28/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
12:43 -05/06/2026
Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit
12:28 -05/06/2026
FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01
12:10 -05/06/2026
Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike
11:53 -05/06/2026
Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje
11:36 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?