KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen
Politikë

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kosova News
Kosova News 09:23 -30/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti gjerman, Peter Beyer, ka kërkuar që në veri të Kosovës të çmontohen strukturat paralele. “Zbulimi i fundit i një arsenali armësh në veri është dëshmi e qartë e rrezikut që përfaqësojnë ato struktura”, ka thënë Beyer gjatë një fjalimi në Bundstag.

“Kosova dhe rajoni duhet të kthehet përsëri në fokusin politik të angazhimit tonë atje”, ka thënë ai duke kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit . 

Deputeti gjerman Peter Beyer ka lavdëruar punën e ushtarëve gjermanë të cilët, siç tha ai, tash e një çerek shekulli kanë një angazhim të admirueshëm në Kosovë.

 “Ushtarët gjermanë, po bëjnë një punë të shkëlqyeshme për sigurinë, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, në zemër të Evropës. Qëndrimi dhe angazhimi i tyre në Kosovë është i nevojshëm edhe më tej dhe është një angazhim, që edhe në të ardhmen do të jetë kuptimplotë, ndërsa Kosova dhe rajoni duhet të kthehet përsëri në fokusin politik të angazhimit tonë atje”.  

Beyer ka cituara shefin e NATO-s, Mark Rutte që ka vizituar rajonin në mars. Ai ka cituar deklaratën e Ruttes se “angazhimi i NATO-s  në Ballkanin Perëndimor duhet dhe është një detyrë parësore për Aleancën”.

Beyer, tha se KFOR-i duhet të qëndrojë edhe më tej në Kosovë për të ndihmuar stabilitetin atje dhe të krijojë kushtet, që në Kosovë të ketë qetësi paqe të qëndrueshme:

“Të gjithë aktorët politikë dhe etnikë në Kosovë, duhet të merren vesh mes veti. Situata politike, zhvillimet politike në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë kanë ende nevojë për përmirësim. Strukturat paralele   ekzistuese atje, duhet të shpërbëhen plotësisht. Në veri duhet të organizohen zgjedhjet  dhe ato të mbahen në kushte sigurie, për çka KFOR-i jep një kontribut të madh”, ka theksuar Beyer.

Deputeti gjerman Peter Beyer ka kërkuar edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së:

“Gjithashtu duhet të zbatohen të gjitha obligimet, që dalin nga marrëveshjet e arritura. Duhet të zbatohet Marrëveshja e Ohrit dhe për këtë duhet siguri, të cilën mund ta ofrojë KFOR-i. Prishtina duhet të ofrojë mbrojtje për minoritet, por ajo duhet edhe të ndihmohet në luftimin e strukturave dhe bandave kriminale që veprojnë atje. Në veri, së fundmi është zbuluar edhe një arsenal i madh armësh, që është dëshmi e qartë e rrezikut që përfaqësojnë ato struktura”, ka theksuar Beyer.

Fjalimi i Deputetit gjerman Peter Beyer është përshëndetur edhe nga ambasadori  i Kosovës në Berlin,  Faruk Ajeti.

Gjithashtu lexoni:

KQZ hap aplikimin për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Bekë Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale – përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë

Kurti, Rama e Nagavci inspektojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen e Medresesë dhe shkollës së re në lagjen Prishtina e Re

Punëtorët e sigurimit në QKUK protestojnë sërish, paralajmërojnë grevë

Gjendet 13 vjeçarja që ishte zhdukur, Ambasada në Gjermani njofton se e njëjta është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë

Kosova News 30/06/2025 30/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

KQZ hap aplikimin për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit
16:18 -30/06/2025
Ndryshimi i rregullores për sigurimin e automjeteve, mësohet kur hyn në fuqi
16:14 -30/06/2025
68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës
15:37 -30/06/2025
Skandal në Ferizaj: Mashtruesi ushtroi detyrën e mjekut dhe farmacisrit për 8 vjet – me diplomë të falsifikuar!
15:22 -30/06/2025
Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë të Fakultetit të Mjekësisë
15:17 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?