KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Betohen edhe 251 ushtarë të rinj, Ushtria e Kosovës brenda një viti ka mbi 1000 ushtarakë më shumë
Siguri

Betohen edhe 251 ushtarë të rinj, Ushtria e Kosovës brenda një viti ka mbi 1000 ushtarakë më shumë

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 13:29 -29/07/2022
Shpërndaje
fsk10
fsk1
fsk2
fsk3
fsk4
fsk5
fsk6
fsk7
fsk8
fsk9
fsk11
Shpërndaje

Edhe 251 ushtarë të rinj kanë dhënë betimin dhe i janë bashkuar radhëve të Ushtrisë së Kosovës, duke bërë kështu rritjen e personelit ushtarak, brenda një viti me mbi 1000 ushtarakë më shumë.

Të pranishëm në këtë ceremoni të organizuar sot kanë qenë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, familjarë dhe të ftuar të tjerë.

Në këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se rritja e personelit ushtarak, brenda një viti me mbi 1000 ushtarakë më shumë, do vazhdohet më tutje, dhe pas 9 javësh do të diplomojnë edhe mbi 300 rekrutë, ndërsa në muajin shtator do të shpallet konkursi i ri për 612 ushtarë aktivë dhe 367 rezervë.

Gjithë këto, sipas Mehajt bëhet për ta mbrojtur vendin tonë dhe për të siguruar paqen, dhe se Kosova do të punojë fort e pa ndalur që të ketë personel të përgatitur dhe me pajisje moderne.

“Të dashur ushtarë, ju keni qenë ëndrra më e madhe e popullit tonë, sot jeni realiteti më frymëzues e më krenar që kemi.  Sot përpos neve dhe familjarëve tuaj që jemi mbledhur këtu, e ndjej që sikur edhe dëshmorët tanë janë këtu me ne, ata janë krenar, ata janë pafundësisht krenar me ju. Ata janë të qetë sepse atdheun e kanë lënë në duar të sigurta”, tha ai.

Ministri shtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është dhe do të mbetet gjithnjë krenaria jonë kombëtare, sepse është ajo që ëndrrën për liri na e bëri realitet.

“Ne jemi të qëndrueshëm e të pathyeshëm si Adem Demaçi dhe jemi trima si Adem Jashari. Dy Adema na udhëheqin neve, njëri në aspektin politik, tjetri në aspektin ushtarak. Të dy bashkë do të mbesin prijësit tanë të përjetshëm”, është shprehur ministri.

Mehja shtoi se nga përvoja e tij ushtarake ka kuptuar që ushtritë e mëdha e të fuqishme janë produkt i punës ekipore, vullnetit dhe dashurisë për atdheun që nuk ka çmim e nuk njeh pengesë.

“Gjatë rrugëtimit tuaj do të përballeni me vështirësi, me pengesa e me rreziqe, jetët tona edhe mund të shuhen, por atdheu dhe populli ynë nuk do të shuhet kurrë.  Rruga drejt suksesit është e pamundur pa aleatët tanë, pa SHBA-në dhe NATO-në, ne do të kultivojmë gjithmonë raporte të shëndosha, të ndërtuara mbi bazën e sinqeritetit dhe besimit reciprok, sepse mbi të gjitha besimi ndërton aleanca të pathyeshme. Për besimin, për BESËN jemi të njohur ndër shekuj si popull. Vizioni, misioni dhe amaneti ynë është anëtarësimi i Kosovës në NATO”, tha ministri Mehaj para ushtarëve të rinj./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për arrestimin e Driton Ibishit, u kap në mes të rrugës

Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”

Haxhiu për ekstradimin e gjilanasit në SHBA: Dëshmi konkrete për sundim të ligjit

Gjenden mjete të pashpërthyera në Kaçanik e Ferizaj

26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant Bardhit nga Kaçaniku

Kreshnik Llabjani 29/07/2022 29/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Policia jep detaje për arrestimin e Driton Ibishit, u kap në mes të rrugës
10:57 -14/05/2025
Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”
10:32 -14/05/2025
Haxhiu për ekstradimin e gjilanasit në SHBA: Dëshmi konkrete për sundim të ligjit
10:16 -14/05/2025
Gjenden mjete të pashpërthyera në Kaçanik e Ferizaj
10:13 -14/05/2025
26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant Bardhit nga Kaçaniku
09:26 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?