Skuadra e Besiktasit ka pësuar humbje minimale 0:1 ndaj Galatasarayt në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Turqisë.
Vetëm një gol u shënua në këtë ndeshje dhe ishte lojtari Al Musrati që shënoi në portën e tij.
Nga minuta e parë në derbin turk me fanellën e “shqiponjës” startuan dyshja shqiptare, Milot Rashica dhe Ernest Muçi.
Rashica luajti deri në minutën e 80’të, kurse lojtari i Kombëtares së Shqipërisë deri në minutat e fundit.
Me këtë fitore, Galatasaray ngritët në pozitën e parë me 75 pikë, kurse Besiktasi në pozitën e katërt me 46 pikë.