KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berjani: Çmimet e derivateve në Kosovë mbeten më të ulëta në rajon, pavarësisht rritjes globale të naftës
Ekonomi

Berjani: Çmimet e derivateve në Kosovë mbeten më të ulëta në rajon, pavarësisht rritjes globale të naftës

Kosova News
Kosova News 20:45 -08/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka folur për zhvillimet e fundit në tregun global të naftës dhe ndikimin e tyre në çmimet vendore.

Sipas tij, megjithëse në bursat ndërkombëtare po vërehet rritje e ndjeshme e çmimit të naftës, tregu kosovar mbetet stabil dhe me çmimet më të ulëta në rajon.

Berjani tha se indeksi “Crude Brent” është rritur mbi 5 për qind, duke u tregtuar rreth 65.85 dollarë për fuçi.

“Kjo rritje erdhi pas sanksioneve të reja amerikane ndaj kompanive kryesore ruse të naftës, që ngritën shqetësime për një furnizim më të kufizuar në nivel global. Në të njëjtën kohë, rezervat e naftës në SHBA ranë në mënyrë të papritur. Kombinimi i këtyre faktorëve ka ringjallur frikën në tregjet e energjisë dhe ka treguar se sa shpejt zhvillimet gjeopolitike ndikojnë në çmimet e naftës,” ka theksuar ai.

Sa i përket çmimeve aktuale në Kosovë, Berjani ka bërë të ditur se:

  • Dizel: 1.17€ deri 1.26€
  • Benzinë: 1.18€ deri 1.27€

Në krahasim me rajonin, Kosova vazhdon të ketë çmimet më të lira të derivateve:

  • Shqipëri: Dizel 1.98€, Benzinë 1.99€
  • Serbi: Dizel 1.88€, Benzinë 1.99€

“Qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në rajon,” ka deklaruar Berjani.

Ai shtoi se, ndonëse në tregun botëror po vërehet rritje ekstreme e çmimit të naftës, në Kosovë çmimet mbeten stabile.

“Në tregun botëror nafta është duke u rritur në mënyrë ekstreme, por te ne në Kosovë çmimi është stabil. Faktorët kryesorë janë embargoja e ish-presidentit Trump ndaj kompanive më të mëdha ruse. Fatkeqësisht çmimi nuk është duke rënë në tregjet ndërkombëtare, por është në rritje, ndërsa në Kosovë mbetet i pandryshuar,” ka shtuar ai.

Sa i përket ditëve në vijim, Berjani nuk parashikon ndryshime të menjëhershme në tregun kosovar:

“Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim, s’mund ta paragjykojmë, sepse në bursë po ka rritje ekstreme të naftës, por te ne nuk ka lëvizje,” ka sqaruar ai.

Në fund, ai ka njoftuar se çmimi i furnizimit aktual është rreth 1.12 euro për litër dizel, ndërsa me pakicë shitet 1.17 euro, duke theksuar edhe njëherë se Kosova vazhdon të ketë çmimet më të ulëta të derivateve në rajon./IndeksOnline/

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Kosova News 08/11/2025 08/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?