KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha thotë se plani franko-gjerman është i mirëpritur, por shtron dy kërkesa themelore
Politikë

Berisha thotë se plani franko-gjerman është i mirëpritur, por shtron dy kërkesa themelore

Kosova News
Kosova News 22:29 -09/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka dhënë idenë e tij mbi planin franko-gjerman, plan që ka tensionuar skenën politike në Kosovë dhe Serbi.

Gjatë një takimi me ish-ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, Berisha tha se një marrëveshje e mirë që e respekton Kushtetutën është interesi i Kosovës.

Berisha vlerëson se plani franko-gjerman duket sikur parashtron një zgjidhje të mirëpritur për Kosovën, por edhe rajonin.

“Po ky plan duhet të parashikojë heqjen nga Kushtetuta e Serbisë të Preambulës ultranacionaliste që përcakton Kosovën si pjesë të Serbisë”.

Por, nuk është vetëm kjo jetike, sipas Sali Berishës, i cili thekson se Asociacioni që nuk duhet kundërshtuar është ai që përputhet me Kushtetutën e Kosovës. I tillë (kushtetues) është ai që nuk njeh kompetenca ekzekutive komunave me shumicë serbe.

Berisha flet për planin franko-gjerman, thotë se është i mirëpritur, por shtron dy kërkesa themelore

“Sikundër një Asociacion që krijon struktura me fuqi ekzekutive është i rrezikshëm, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin në të cilin minoritetet janë të pranishme dhe më numerike se sa pakica serbe në Kosovë. Nuk duhet harruar kurrë se ‘baruti’ i fuçisë së rajonit tonë është ultranacionalizmi i verbër serb”, tha ai.

Berisha dhe Haradinaj-Stublla ranë dakord që Ballkani nuk mund t’i lejojë vetes kurrsesi një ‘Republika Srpska’ të dytë dhe se përballë spirales të ultranacionalizmit serb, faktori shqiptar duhet të jetë sa më i bashkuar.

“Një spirale ekspansioniste e cila filloi me dy projektet e dështuar tanimë, atë të ndryshimit të kufijve dhe me Ballkanin e Hapur, dhe që qartazi promotorët kryesorë ishin serbomadhi Vuçiç dhe vasali i tij në Tiranë Edi Rama jo që nuk përmirësuan, por përkeqësuan klimën në rajon”, tha Berisha.

Gjithashtu lexoni:

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate

Prattipati: Kosova është shembull i partneriteti që sjell rezultate

Osmani priti në takim komandantin në largim dhe atë të ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së

Kurti: Do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani

Kosova News 09/02/2023 09/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate
20:53 -01/07/2025
Prattipati: Kosova është shembull i partneriteti që sjell rezultate
20:53 -01/07/2025
Gjykata urdhëron masa disiplinore kundër Real Madridit për shkak të videove që sulmojnë gjyqtarët
20:48 -01/07/2025
Limoni, deodoranti më i thjeshtë dhe natyral – ja si mund ta aplikoni
20:45 -01/07/2025
Vetëm një temperaturë është e përshtatshme për larjen e rrobave me ngjyra – shmangni këtë gabim të zakonshëm
20:42 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?