KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, thërret protestë më 16 maj
Rajon

Berisha s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, thërret protestë më 16 maj

Kosova News
Kosova News 14:29 -13/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i PD-së nw Shqipëri, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në 11 maj. Ai ka thirrur një protestë më 16 maj, ditë në të cilën në Tiranë do vijnë liderët europianë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se votat “janë grabitur” nga Partia Socialiste, ndërsa kryeministrin Edi Rama e cilësoi si “përbindësh elektoral”.

Ai shtoi se protesta do të mbahet në orën 17 në “Bulevardin Zogu i Parë”, ndërsa theksoi se u zgjodh e njëjta ditë kur do të zhvillohet edhe Samiti për të “sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze elektorale”.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16 në orën 17 në Bulevardin Zogu I për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore. Garantoj se nuk do të ketë probleme që do cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narko-diktator që nuk njeh ligj e as moral për votën e qytetarëve të tij. Nuk bëhet fjalë kurrë të pajtohem me këto zgjedhje. Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin sa na takonte se si opozitë që Shqipëria të ketë zgjedhje. Protesta e datës 16 është një protestë në emër të një populli që votën ja dikton revolja pas koke, siç ka ndodhur në Peshkopi”, tha Berisha.

Teksa janë numëruar më shumë se 95% e votave në vend, koalicioni PD-ASHM ka marrë 52 mandate, një rezultat më i ulët se në zgjedhjet e viti 2021, ku PD garoi si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca pë Ndryshim” dhe mori 59 mandate/ rtsh

Gjithashtu lexoni:

Të zhytur në borxhe: Pse Bosnja dhe Hercegovina nuk merr pjesë në Eurovision tash e nëntë vite?

Pas shkuarjes në Moskë, deputetë britanikë kërkojnë sanksione ndaj Vuçiqit: Kërcënim serioz për stabilitetin në Ballkan

Shqipëri: Numërohen 97% e kutive, ndryshojnë rezultatet

Denoncuan vjedhjen e votave, policia largon me forcë vëzhguesit e Partisë Mundësia

Letra e eurodeputetëve nuk e ndal takimin e Costës me Vuçiqin, Terras: Dështim diplomatik i BE-së

Kosova News 13/05/2025 13/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

FShF-ja del me deklaratë rreth biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi
19:30 -13/05/2025
Hyseni pas vendimit të OshP-së: Fund i padrejtësive shumëvjeçare, Gjilani do ta ketë stadiumin e merituar
19:10 -13/05/2025
Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025
18:59 -13/05/2025
Zelensky kërkon ndihmë nga Trumpi për të siguruar takimin me Putinin në Turqi
18:32 -13/05/2025
Arrestohet një person për tentim-vrasje në Pejë
18:30 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?