KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha: S’ka fatkeqësi më të madhe për flamurin e BE-së sesa ta mbajë në dorë një njeri si Edi Rama
Rajon

Berisha: S’ka fatkeqësi më të madhe për flamurin e BE-së sesa ta mbajë në dorë një njeri si Edi Rama

Kosova News
Kosova News 21:22 -20/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se nuk ka fatkeqësi më të madhe për Bashkimin Evropian se sa të mbajë flamurin e saj në dorë një njeri si Edi Rama.

Komentet Berisha i ka bërë gjatë një takimi që zhvilloi ditën e sotme me të rinjtë dhe intelektualët në Durrësi.

Berisha shtoi se Durrësit dhe Shqipërisë i kanoset një rrezik që nuk ia kanë bërë as pushtuesit.

“Shpreh kënaqësinë që jam sot këtu. Mblidhemi me qëllimin më kryesor për të vijuar misionin tonë. Sot në vlerësimin tim në bindjen time demokratët dhe jo vetëm ata janë në një mision të një rëndësie të jashtëzakonshme, misionin e shpëtimit të Shqipërisë, të Durrësit nga rreziqe të cilat, në disa aspekte, po të shohim Durrësin, nuk ia kanë bërë as pushtuesit e tij.

Ajo që ndodh në Durrës është një barbari. Ato janë vlera të cilat nuk janë as demokrate as socialiste, janë vlera të përjetshme. I kanë sjellë Durrësit dhe durrsakët në shekuj dhe mijëvjeçarë dhe tani për shkak të korrupsionit, të vjedhjes kërkohet që gjithçka të transformohet dhe të zhduket. Pra, një nga rreziqet e mëdha. Mirëpo ajo është historia e Durrësit, është investim shekullor i durrsakëve. Askush nuk ka autoritetin ta prekë atë, por ta ruajë dhe ta zhvillojë”, tha Berisha.

Kreu i PD-së deklaroi se nuk ka fatkeqësi më të madhe për flamurin e BE se ta mbante sot në dorë Edi Rama, i cili nuk lejon shqiptarët të votojnë.

“Edi Rama sot ngriti flamurin e BE-së para Kryeministrisë. Ai flamur është flamur vlerash, është flamur i vlerave, i thesareve kulturore në radhë të parë, është flamur i vlerave njerëzore të lidhura me lirinë. Fatkeqësi më të madhe për atë flamur se ta mbante sot në dorë Edi Rama nuk kishte.

Unë e kam deklaruar para jush, armik atë dhe ia kam thënë me bindjen më absolute, është armik sepse ai nuk lejon shqiptarët të votojnë. Liria votën ka, nëse nuk ke votën nuk ke dinjitetin. Edhe pushtuesit të lejonin të votoje, por të caktonin një përfaqësues të pushtuesit. Ky faktikisht pasi shkelmoi votën e shqiptarëve e përzuri nga PS. Nuk i konsideroj socialistët armiq, konsideroj Edi Ramën sepse dhe atyre ua hoqi votën”, u shpreh Berisha./albeu.com/

Gjithashtu lexoni:

Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme

Një i vdekur e tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Komoran

Mbahet seanca fillestare ndaj Endrit Llapashticës dhe Dardan Marevcit

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Parkut Industrial në Podujevë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, automjeti me targa të Kosovës përplaset me një kamion – 4 të lënduar

TAGGED: BE, flamuri, Rama
Kosova News 20/07/2022 20/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme
18:25 -21/07/2026
Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”
18:11 -21/07/2026
Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?