Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, është shprehur skeptik për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Në vazhdimin e seancës konstituive të dielën, ai tha se do të shohin si do të veprohet në sallën plenare, derisa tha se nuk është detyrë e tij t’i bind deputetë që të zgjedhin strukturat e Kuvendit dhe rrjedhjen e afateve për formimin e qeverisë.
Në shtatë tentime, Kuvendi ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë në dy javët e fundit. Ngërçi është tek zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ku partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar deputeten Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, mirëpo e njëjta në katër tentime ka marrë vetëm 57 vota, nga 61 të nevojshme.