KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha kërkon nga PPE mision fakt-mbledhës në Shqipëri: Vendi është kthyer në narko-shtet
Rajon

Berisha kërkon nga PPE mision fakt-mbledhës në Shqipëri: Vendi është kthyer në narko-shtet

Kosova News
Kosova News 17:17 -03/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) dërgimin e një misioni fakt-mbledhës në Shqipëri, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të PPE-së.

Ai deklaroi se ky mision do të kishte një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera të Evropës.

“Shqipëria është i vetmi narko-shtet në Evropë,” deklaroi Berisha, duke akuzuar qeverinë shqiptare për manipulim të zgjedhjeve dhe bashkëpunim me kartelet e drogës.

Ai përmendi se në zgjedhjet e fundit, sipas tij, e gjithë struktura shtetërore u shndërrua në një trupë elektorale që përdori mjete financiare, logjistike dhe njerëzore për të kontrolluar dhe manipuluar votën e qytetarëve.

Berisha përmendi veprime të qeverisë që sipas tij cenojnë standardet demokratike, si shpërndarja e 100 eurove për çdo pensionist dhe falja e 200 milionë eurove gjoba e interesa pak ditë para zgjedhjeve.

Po ashtu foli edhe për rolin e patronazhistëve, të cilët i cilësoi si një “polici politike” të armatosur me të dhëna personale të qytetarëve, të përdorura për presion elektoral.

Sipas tij, Shqipëria është shndërruar në një qendër të kultivimit dhe trafikut të drogës, duke përmendur se janë dhënë 138 licenca për kultivim dhe janë mbjellë rreth 29 mijë hektarë me kanabis – shumë më tepër se lejon ligji.

“Një rrënjë kanabisi ka vlerë nga 500 deri në 1,000 euro,” tha ai.

Berisha akuzoi kryeministrin shqiptar për lidhje direkte me krimin e organizuar, duke përmendur emra konkretë dhe lidhje të pretenduara me kartele ndërkombëtare droge, përfshirë kartelin Sinaloa në Meksikë dhe grupime të tjera në Amerikën Latine.

“Ndihma që kërkoj nga PPE është dërgimi i një misioni verifikues në vendin tim. Ne kemi dokumente të shumta që tregojnë funksionimin e këtij narko-shteti,” u shpreh Berisha.

Ai e përmbylli fjalën duke thënë se Shqipëria nuk përbën vetëm një rrezik të brendshëm, por edhe një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe Bashkimit Evropian, përmes eksportit të drogës, krimit dhe emigracionit të paligjshëm.

Gjithashtu lexoni:

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës

Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave të anëtarësimit

Tepiq: Franca ka prova për lidhjet e Vuçiçit me kartelet e drogës

Biletat për ndeshjen Shqipëri – Serbi po qarkullojnë në ‘tregun e zi’

Sot në 34 qytete të Serbisë po zhvillohet një protestë e madhe

Kosova News 03/06/2025 03/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
73%
1 km/h
Thu
31 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Osmani priti në takim Hargreaves, diskutuan për situatën e krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit
10:46 -05/06/2025
Qeveria merr vendim, rriten shtesat për lehona
10:36 -05/06/2025
Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunim për cilësi në arsim të lartë
10:20 -05/06/2025
Sveçla: Një prokuror që ka vullnet dhe guxim, duhet ta ftojë Përparim Ramën
09:52 -05/06/2025
Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho
09:37 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?