KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Beogradi përuroi shtatoren e Drazha Mihailloviqit, Kurti: Sinonimin e vuajtjeve mbi kurrizin e shumë popujve, Serbia e përjetësoi në bronz
Politikë

Beogradi përuroi shtatoren e Drazha Mihailloviqit, Kurti: Sinonimin e vuajtjeve mbi kurrizin e shumë popujve, Serbia e përjetësoi në bronz

Kosova News
Kosova News 22:43 -18/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi që Serbia dje ka përurua shtatorja e ish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq.

“Pas billbordeve që mbartnin mesazhin “Beogradi guxon”, dje në rrugën “Bregalnicka 24” në kryeqytetin e Serbisë u përurua shtatorja e ish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq. Përurimi u bë në oborrin e ish shtëpisë së familjes së tij, që pritet të kthehet në muze. Sinonimin e vuajtjeve të shumta mbi kurrizin e shumë popujve dhe mbi gjakun e mijëra njerëzve Serbia e përjetësoi në bronz. Nisjatorë për ironi ishte një shoqatë që thirrej në aktivitete humane dhe ekologjike. Kundërshtimi që u bë nga organizata e aktivistë të ndryshëm, ishte i kotë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai thotë se më këtë përurim Serbia goditi Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë që janë të dyja shtete të NATO-s.

“Rruga ku u bë përurimi quhej “Bregalnicka”, sipas betejës që Serbia ka zhvilluar gjatë Luftës së Dytë Ballkanike kundër Bullgarisë (1912-1913), në brigjet e lumit Bregallnica në Maqedoni të Veriut, përgjatë përpjekjeve të saj për zgjerim territorial. Pra, përjetësim i një lufte të zhvilluar në një vend tani anëtar i NATO-s (Maqedonia e Veriut), kundër një vendi që sot është anëtar i NATO-s e i BE-së (Bullgaria)”.

“Thuhet se muzetë i shërbejnë mbrojtjes së të kaluarës. Por një gjë është strehimi i së kaluarës, e tjetër gjë shfajësimi i së keqes. Aq më shumë kur përkujtimi i përmallshëm aludon te përsëritja e dëshiruar”, ka shkruar tutje Kurti.

Kryeministri i Kosovës thotë se Serbia para disa viteve e kishte rehabilituar kriminelin Drazha Mihajlloviq.

“Gjykata e Lartë në Beograd, më 14 maj 2015, e pat rehabilituar me aktgjykim prej 39 faqesh kriminelin e Luftës së Dytë Botërore, Dragolub Mihailloviq – Drazhën. Viteve të fundit, kishim mohimin publik të masakrës së Reçakut nga Aleksandar Vulin më 10 dhjetor 2019 dhe nga Aleksandar Vuçiq më 5 dhjetor 2021”.

“Serbia e sotme jeton në të shkuarën sepse konsideron që luftërat e saj nuk kanë përfunduar: as luftërat ballkanike nga fillimshekulli i kaluar, as ajo botërore në mes të shekullit XX dhe as kjo e viteve 1998-1999 në Kosovë. Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator sivjet është veçse edhe një betejë e atyre luftërave të papërfunduara nga pikëpamja e Beogradit zyrtar”, ka shkruar tutje Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Kosova News 18/10/2023 18/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb
11:13 -16/06/2026
70 aksidente trafiku dhe 2.182 gjoba brenda 24 orëve
10:39 -16/06/2026
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën
10:21 -16/06/2026
Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
10:04 -16/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?