KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Beogradi përgatitet për një tjetër protestë antiqeveritare – Vuçiq paralajmëron dhunë
Rajon

Beogradi përgatitet për një tjetër protestë antiqeveritare – Vuçiq paralajmëron dhunë

Kosova News
Kosova News 17:48 -28/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Beogradi po përgatitet për një tjetër protestë të udhëhequr nga studentët të shtunën për të ushtruar presion mbi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare pas gati tetë muajsh tubimesh që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë mbi pushtetin në vendin ballkanik.

Kështu shkruajnë mediat e huaja, sipas të cilave, tensionet janë rritur ndjeshëm përpara protestës së organizuar nga studentët e universitetit të Serbisë, një forcë kyçe pas demonstratave kombëtare kundër korrupsionit që filluan pasi u shemb një çati e rinovuar e stacionit hekurudhor, duke vrarë 16 persona më 1 nëntor.

Dhe sipas tyre, shumë veta ia vunë fajin rrëzimit të çatisë së betonit korrupsionit të përhapur qeveritar dhe neglizhencës në projektet shtetërore të infrastrukturës, duke çuar në protesta masive të përsëritura.

Por Vuçiq dhe partia e tij e krahut të djathtë Progresive Serbe kanë refuzuar kërkesën për votim të parakohshëm dhe kanë akuzuar protestuesit se “po planifikojnë të nxisin dhunë me urdhër nga jashtë”.

Dhe lidhur me këto, Vuçiq, gjatë një adresimi për media të shtunën ka thënë se pret që sonte do të ketë dhunë dhe se ata që janë në bllokada “nuk mund të dalin prej saj”.

Megjithatë, sipas tij, “njerëzit nuk duhet të shqetësohen — shteti do të mbrohet dhe banditët do të nxirren para drejtësisë”.

“Nga ora 15 deri në 9, deri në 15 deri në 10 prisni fillimin e dhunës – por ne jemi gati”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Para protestës më 28 qershor, studentët që bllokojnë fakultetet në Beograd i kanë dhënë një ultimatum autoriteteve në Serbi.

Ata kanë kërkuar përmbushjen e dy kërkesave: e para është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit në qendër të Beogradit, ku gjatë tre muajve të fundit kanë kampuar kundërshtarët e bllokadave nga studentët.

Ky grup i protestuesve në qendër të Beogradit e quan veten “studentët që duan të mësojnë”.

Studentët protestues kanë thënë se nëse këto kërkesa nuk plotësohen deri më 28 qershor në orën 21:00, presin që “qytetarët të jenë të gatshëm të ndërmarrin çdo masë ekzistuese të mosbindjes civile”.

Kujtojmë se për më shumë se shtatë muaj, studentët kanë organizuar protesta në të gjithë Serbinë, duke kërkuar kryesisht që të përcaktohet përgjegjësia politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad. /

Gjithashtu lexoni:

Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë

Një cigare e hedhur nga një kosovar dyshohet si shkaku i një zjarri masiv në Ulqin – dëmet mbi 2 milionë euro

Kadrijaj kërkon nga VV-ja votim të hapur: Gjykata i dha të drejtë lëndës së AAK-së

Vashat e Kosovës triumfojnë në miqësoren ndaj Estonisë

Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi për 23-vjeçarin nga Ferizaji

Kosova News 28/06/2025 28/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik
22:12 -28/06/2025
Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”
22:09 -28/06/2025
Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
21:22 -28/06/2025
Si ta freskoni shpejt veturën tuaj këtë verë, truk shkencor
21:16 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?