KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Beogradi përfshin rezervistët në “manovrat” ushtarake, shefi i KFOR-it takohet me komandantin e ushtrisë serbe
Rajon

Beogradi përfshin rezervistët në “manovrat” ushtarake, shefi i KFOR-it takohet me komandantin e ushtrisë serbe

Kosova News
Kosova News 15:29 -25/10/2022
Shpërndaje
List of Images 1/4
1_1666079392-1280×720
2_1666079393-1280×720
3_1666079597-1280×720
4_1666079393-1280×720
Shpërndaje

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua në Beograd me shefin e Ushtrisë së Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviç, me të cilin ka biseduar mbi situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin në dobi të stabilitetit rajonal.

Në një komunikatë për media, KFOR njoftoi se në takim u bisedua edhe për stërvitjen rutinë në Serbi të quajtur “Manovrat 2022”, organizuar nga Forcat e Armatosura të Serbisë dhe e cila do të zgjasë deri më 6 nëntor.

Gjeneralmajor Ristuccia theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Ai shtoi se KFOR-i vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë së nevojshme që dialogu i ndërmjetësuar nga BE midis Prishtinës dhe Beogradit të ecë përpara.

Sipas informacionit zyrtar në faqen e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, stërvitja do të përfshijë forcat tokësore dhe ajrore. “Në stërvitje do të marrin pjesë edhe forca rezerviste, të cilat do të kryejnë stërvitje për të rifreskuar njohuritë që kanë marrë gjatë shërbimit ushtarak”, thuhet në njoftim.

Serbia është deklaruar ushtarakisht neutrale, por në disa raste ka zhvilluar stërvitje të përbashkëta me Rusinë dhe me NATO-n. Vendi është kritikuar së tepërmi për shkak të refuzimit për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët

Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

Vendoset vendkalim kufitar RMV-Greqi në zonën e Liqenit të Prespës, Toshkovski: Në Evropë kufijtë duhet të lidhin vende e jo të ndajnë

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës

TAGGED: KFOR
Kosova News 25/10/2022 25/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?