KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Belgjika: Kosova duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Politikë

Belgjika: Kosova duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kosova News
Kosova News 10:57 -14/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i delegacionit belg në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Theo Francken, ka thënë se Belgjika është pro anëtarësimit të Kosovës në AP të NATO-s, si anëtare e asociuar.

Francken, bashkë me një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës, u takua sot më 14 korrik me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s.

“Kosova mund dhe duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ky do të ishte një hap i mirë i integrimit. AP-ja e NATO-s e ka të rëndëishme ta diskutojnë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, kjo mbetet prioritet për ne”, tha Francken në konferencën për media pas takimit.

Aktualisht, Kuvendi i Kosovës është pjesë e kësaj Asambleje Parlamentare si “delegacion vëzhgues”, njëjtë si Australia, Egjipti, Japonia, Koreja e Jugut, Kazakistani, Palestina dhe Tunizia. Ndërsa, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut janë delegacione anëtare.

Nëse Kosova bëhet anëtare e këtij organi si delegacion i asociuar, ajo do t’i bashkohej Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës nga rajoni.

Vizita e delegacionit bleg vjen në një kohë tensionesh në veri të Kosovës, shkaku i të cilave NATO ka angazhuar 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë të dislokuar në Kosovë.

Gjatë konferencës për media, përfaqësuesi i delegacionit të Kuvendit të Kosovës, deputeti Driton Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shprehu falënderimin për përkrahjen nga delegacioni i Belgjikës, shkruan REL.

Ai tha se tre deputetet e Parlamentit të Belgjikës e konfirmuan se përkrahin Kosovën për integrim në Bashkim Evropian dhe NATO, ashtu që “përnjëmend Kosova të mos ndihet e lënë anash, por të jetë pjesë e familjes së vlerave evropiane, ashtu siç jemi”.

Me delegacionin belg do të takohet edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe më vonë edhe kryetarët dhe zëvendëskryetarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisionit për Integrim Evropian.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 14/07/2023 14/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?