KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bëhuni gati, Audi po sjell veturë elektrike të përballueshme në vitin 2026
Auto

Bëhuni gati, Audi po sjell veturë elektrike të përballueshme në vitin 2026

Kosova News
Kosova News 13:50 -29/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Audi ka bërë të ditur planet për modelin e ardhshëm elektrike, i cili do të jetë i ngjashëm me A3 dhe pritet të debutojë vitin e ardhshëm. Modeli do të jetë më i përballueshëm për t’u blerë. Por kompania do të vazhdojë prodhimin e motorëve me djegie të brendshme më gjatë se sa ishte parashikuar fillimisht.

Shefi i Audi, Gernot Doellner, në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, konfirmoi se kompania do të prezantojë një “automjet elektrik në të njëjtën klasë me A3”, i cili do të prodhohet në Ingolstadt duke filluar nga viti 2026. Ky model mund të marrë emrin A2 e-tron ose A3 e-tron dhe pritet të shitet paralelisht me versionin aktual të A3 me motor me djegie të brendshme.

Sipas informacioneve, modeli i ri elektrik do të bazohet në platformën ekzistuese MEB, e cila përdoret tashmë nga Audi Q4 e-tron dhe modelet Volkswagen ID. Platforma e re SSP, e destinuar për veturat elektrike të gjeneratës së ardhshme, pritet të debutojë në vitin 2028 ose 2029 dhe do të jetë baza për Golfin e ri dhe modelet e ardhshme elektrike si T-Roc, Skoda Octavia dhe Cupra Leon.

Sa i përket dizajnit, vetura elektrike pritet të jetë e ngjashme me Audi A3 AllStreet.

Çmimi pritet të jetë më pak se 25 mijë euro.

Përveç këtij modeli, Audi ka paralajmëruar edhe një veturë të re për tregun kinez, e cila do të prezantohet në prill dhe po zhvillohet në bashkëpunim me SAIC.

Ndërkohë, Audi po përballet me sfida të mëdha për shkak të ritmit të ngadaltë të shitjeve të automjeteve elektrike, konkurrencës së fortë dhe pasigurive në treg. Për këtë arsye, kompania ka njoftuar planin për të shkurtuar 7 mjë vende pune në Gjermani deri në vitin 2029, duke synuar ta bëjë këtë në një mënyrë të “përgjegjshme shoqërore”.

Gjithashtu lexoni:

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

Maybach në një edicion sportiv elitar, prezantohet SL 680 Monogram

Volkswagen po ndërpret emërtimet e modeleve elektrike me shifra apo shkronja

Volkswagen së shpejti do të prezantojë një GTI të ri, do të ketë 340 kuaj fuqi

Toyota zbulon dizajnin e brendshëm të RAV4 të ri

Kosova News 29/03/2025 29/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Ish-kryesindikalisti i RTK-së ia rendit Hykmete Bajramit punësimet dhe avancimet e familjarëve të LDK-së gjatë kohës së qeverisë Kurti dhe keqpërdorimet në të kaluarën
22:56 -03/06/2025
Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK-së për bashkëpunim me ShBA-në dhe partnerët e NATO-s
22:22 -03/06/2025
Bajrami: Kurtit dhe ministrave nuk duhet t’u lejohet hyrja në zyra
21:47 -03/06/2025
Hajdari: Një sukses i radhës – rritja e investimeve gjermane të qëndrueshme nga Bavaria në Kosovë
21:40 -03/06/2025
SHBA-ja po përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë
20:57 -03/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?