KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Begaj – Von der Leyenit: BE-ja të ndëshkojë Serbinë për sulmin terrorist në veri të Kosovës
Politikë

Begaj – Von der Leyenit: BE-ja të ndëshkojë Serbinë për sulmin terrorist në veri të Kosovës

Kosova News
Kosova News 17:48 -15/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i ka kërkuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që BE të ndëshkojë Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme në Presidencë, Begaj i ka kërkuar shefes së KE-së që të Evropa të mbajë qëndrim ndaj Serbisë duke marrë masa ndaj saj.

“Presidenti Begaj shfrytëzoi këtë takim për të përshëndetur qëndrimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e paqes në rajon duke kërkuar që të ndëshkohet sulmi terrorist serb i 24 shtatorit ndaj një vendi sovran siç është Kosova dhe destabilizim të të gjithë rajonit”, thuhet në njoftimin e Presidencës pas takimit me Von der Leyen.

Po sipas njoftimit të Presidencës bëhet e ditur se është diskutuar edhe mbi procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, situatën e sigurisë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe rreth bashkëpunimit rajonal në optikën e Procesit të Berlinit, transmeton RTSH.

 “Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian”, nënvizoi presidenti Begaj në këtë takim.

Duke u ndalur në situatën kritike të sigurisë që po kalon Evropa dhe Ballkani Perëndimor, presidenti Begaj e siguroi zonjën Von der Leyen se “Shqipëria vazhdon të mbështesë e të jetë e linjëzuar me politikat  e jashtme  dhe ato të sigurisë së BE-së.”

Duke e cilësuar si ngjarje historike mbajtjen e Samitit të liderve të Procesit të Berlinit për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor të martën në Tiranë, Presidenti Begaj u shpreh se është “besimplotë se ky samit do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës, shina që do zgjaten më pas drejt tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian”.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?