KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Begaj: Shqipëria do të japë mbështetje të pakushtëzuar ndaj Kosovës
Politikë

Begaj: Shqipëria do të japë mbështetje të pakushtëzuar ndaj Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:31 -24/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli mesazhe për avancimin e integrimit në BE, bashkëpunimin në rajon dhe me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar njëkohësisht përkushtimin në përmbushjen e objektivave kombëtare përmes “strategjive të qarta, drejtësisë, dialogut politik dhe gjithëpërfshirjes”.

Begaj përforcoi qëndrimin për mbështetje të pakushtëzuar ndaj Kosovës.

Presidenti Begaj apeloi për thellimin e bashkëpunimit rajonal duke garantuar mbrojtjen e përkatësisë evropiane dhe avancimin e kursit Euroatlantik nga Shqipëria dhe faktori shqiptar.

“Forcimi i Aleancës Euroatlantike duhet të jetë prioritet. Një NATO e fortë dhe e përbashkuar do të kontribuojë në përballjen e çdo sfide”, – u shpreh Presidenti Begaj duke iu referuar sfidave globale, ndërsa vuri në dukje faktin se Shqipëria ka luajtur një rol aktiv dhe të qëndrueshëm në organizatat ndërkombëtare, e udhëhequr nga besimi dhe përkushtimi në vlerat e përbashkëta demokratike.

Sipas Begajt, Shqipëria e ka konsoliduar edhe më tej rolin e partnerit të besueshëm ndërkombëtar dhe atë proaktiv në skenën rajonale, duke dëshmuar mbështetjen më të lartë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Hapja e negociatave është dëshmi jo vetëm e vlerësimit për reformat që Shqipëria ka ndërmarrë, por edhe tregues i vendosmërisë dhe përkushtimit tonë për të avancuar në këtë proces transformues drejt përkatësisë sonë evropiane. Udhëtimi ynë drejt Evropës së bashkuar nuk është vetëm ambicie politike, por lidhet pazgjidhshmërisht me vlera të shtrenjta për ne, siç janë: demokracia, të drejtat e njeriut dhe kohezioni social”, u shpreh Presidenti shqiptar.

Kreu i Shtetit shqiptar konfirmoi angazhimin për kryerjen e reformave të thella, të cilat mbeten prioriteti kryesor për të ardhmen e vendit dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian, të cilin e konsideroi si projekt madhor të paqes, mirëqenies dhe zhvillimit.

“Shqiptarët janë të bindur se demokracia, integrimi dhe shteti i së drejtës nuk dhurohen, por janë procese thelbësore që kërkojnë bashkëpjesëmarrje, bashkëveprim dhe strategji të qarta për rezultate të prekshme”, theksoi Bajram Begaj.

Gjithashtu lexoni:

BE i kërkon Serbisë t`i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës

Pavarësia e ShBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike

Osmani uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Gëzuar 4 Korrikun, nga populli më pro-amerikan në botë!

Gërvalla takohet me Backes, zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Presidentja Osmani kërkon nga partitë politike të gjejnë rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit

Kosova News 24/01/2025 24/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit
11:16 -04/07/2025
Kurti uron kadetët e rinj të FSK-së: Jeni shtylla e ndërtimit profesional të ushtrisë sonë
11:06 -04/07/2025
BE i kërkon Serbisë t`i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës
10:49 -04/07/2025
Diplomoi gjenerata 2025 e kadetëve të FSK-së, 18 ushtarë të rinj
10:36 -04/07/2025
Pavarësia e ShBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike
10:08 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?