KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Begaj pret mësues nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora për 7 Marsin
Rajon

Begaj pret mësues nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora për 7 Marsin

Kosova News
Kosova News 19:33 -07/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në një ceremoni të veçantë mësues shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora, me rastin e Ditës së Mësuesit, për të vlerësuar kontributin e arsimtarëve në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe ndër breza. Në këtë ceremoni morën pjesë mësues në pension nga e gjithë Shqipëria, arsimtarë nga shkollat shqipe në Kosova, Mali i Zi dhe rajoni, si dhe mësues të shkollave shqipe të diasporës nga vende të ndryshme të botës.

Në fjalën e tij, Begaj theksoi rëndësinë e 7 Marsit jo vetëm si një datë simbolike, por edhe si një moment reflektimi për rolin e arsimit në zhvillimin e kombit. Ai vlerësoi veçanërisht rolin e mësuesve në diasporë, duke theksuar se ata mbajnë gjallë lidhjen e brezave të rinj me gjuhën dhe identitetin kombëtar.

“Gjuha nuk është thjesht një mjet komunikimi, por është identiteti ynë. Ajo mbart në vete rrëfenjat e të parëve, këngët e djepit dhe ëndrrat e Rilindësve tanë. Sa herë humb një fjalë shqipe, humb edhe një pjesë e shpirtit tonë. Prandaj, puna juaj në diasporë nuk është thjesht mësimdhënie, por edhe ruajtje e lidhjes shpirtërore me kombin. Në klasat tuaja gjuha shqipe nuk mësohet vetëm si gramatikë. Ajo mësohet si histori, si kujtesë, si lidhje me gjyshërit dhe gjyshet, me vendlindjen dhe me rrënjët tona. Ju jeni ambasadorët tanë më të çmuar. Ju po parandaloni humbjen e shpirtit shqiptar në dallgët e globalizimit. Ju jeni ura që lidh brezat. Ju jeni garancia se integrimi nuk do të thotë asimilim. Ju jeni dëshmia se një komb nuk matet vetëm me territorin që ka, por me gjuhën që ruan dhe trashëgon”, nënvizoi presidenti Begaj.

Begaj pret mësues nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora për 7 Marsi:

Kreu i shtetit vlerësoi gjithashtu sakrificën e mësuesve nga Kosova gjatë periudhës së represionit të regjimit të Millosheviçit, kur shumë arsimtarë i kthyen shtëpitë e tyre në shkolla shqipe për të vazhduar mësimin e gjuhës dhe kulturës kombëtare.

“Ju dëshmuat se një populli mund t’i mbyllen shkollat, mund t’i ndalohen librat, mund t’i kufizohet liria, por kurrë nuk mund t’i ndalohet mendja, nuk i shuhet etja për dije dhe nuk i shteron vullneti për të edukuar brezin tjetër”, deklaroi Presidenti i Republikës, duke theksuar se falë kësaj sakrifice Kosova ka bërë progres të rëndësishëm në arsim.

Në fjalën e tij presidenti inkurajoi arsimtarët të përballen me sfidat e kohës, duke theksuar se arsimi cilësor mbetet një sfidë kombëtare.

“Gjuha jonë është pasuria jonë e përbashkët dhe mbrojtja e saj është një projekt kombëtar që na përfshin të gjithëve. Shteti duhet të jetë partneri juaj kryesor në këtë mision, duke siguruar që energjia juaj profesionale të ketë mbështetjen e duhur institucionale. Në emër të Republikës së Shqipërisë, ju shpreh mirënjohjen më të thellë për dijen që përcillni, për përkushtimin që tregoni dhe për shembullin që jepni e frymëzoni”. /A2 CNN

Gjithashtu lexoni:

Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Kosova News 07/03/2026 07/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?