KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Bedri Hamza kryeministër”, Lladrovci: Keqbërësit dhe rivalët nuk mund të ndalojnë fitoren e PDK-së
Politikë

“Bedri Hamza kryeministër”, Lladrovci: Keqbërësit dhe rivalët nuk mund të ndalojnë fitoren e PDK-së

Kosova News
Kosova News 15:32 -15/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Drenasit, deklaroi se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është gati për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit, si në ato lokale, ashtu edhe nacionale.

“Fitores së PDK-së në Drenas për zgjedhje nacionale, ashtu sikur edhe për zgjedhjet lokale, normalisht i prin Kryetari saj, i cili nuk njeh humbje as nuk njeh disfata. Kjo ndoshta nuk ju pëlqen disave të cilët duan të marrin barrën që nuk mund ta bartin”, ka shkruar Lladrovci në një postim në Facebook.

Ai theksoi rëndësinë e unitetit dhe përkrahjes për Bedri Hamzën si kryeministër, duke nënvizuar sukseset e qeverisjes së mirë në Drenas.

“Nuk kemi kohë për të humbur,” tha Lladrovci, duke i inkurajuar qytetarët të bashkëpunojnë për fitoren e sigurt të PDK-së.

Ai kritikoi edhe rivalët politikë, duke e cilësuar PDK-në si forca më e fuqishme në zhvillimin e komunës dhe të shtetit.

“PDK në Drenas mbetet bastion i pathyeshëm,” u shpreh ai, duke thënë se vota për partinë e tij ka mbetur e palëkundur ndër vite, pavarësisht ndryshimeve të aktorëve opozitarë.

Ai gjithashtu përmendi se shtabi zgjedhor do të udhëhiqet nga kryetarët e degëve, dhe ftoi qytetarët pa dallim partie të jenë pjesë e kësaj fitoreje.

“Pres përkrahje të pa rezervë për ta vulosur fitoren tonë,” tha Lladrovci, duke paralajmëruar se keqbërësit dhe rivalët nuk do të mund të ndalojnë fitoren e PDK-së.

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kosova News 15/09/2024 15/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Parlamenti i Iranit miraton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, arterien nga kalon 20 për qind e naftës botërore
17:41 -22/06/2025
Chelsea kërkon me çdo kusht portierin e Milanit
17:35 -22/06/2025
Macroni i bën thirrje Iranit të përmbahet
17:30 -22/06/2025
Policia konfiskon një arsenal të madh armësh luftarake në Zveçan; mitralozë, raketahedhës e granata gjenden në objektin e politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç
16:43 -22/06/2025
Temperaturat deri në 35 gradë javën e ardhshme në Kosovë
15:48 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?