KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE: Serbia po e shkelë marrëveshjen me Kosovën
Politikë

BE: Serbia po e shkelë marrëveshjen me Kosovën

Kosova News
Kosova News 13:54 -13/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se Serbia po e shkelë marrëveshjen me Kosovën të arritur vitin e kaluar duke u angazhuar në pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit është e vlefshme dhe e detyrueshme në tërësinë e saj si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Këtu përfshihet edhe neni 4 i marrëveshjes. Lobimi i Serbisë kundër Kosovës është një shkelje e qartë e Marrëveshjes”, ka thënë Stano në një përgjigje me shkrim.

Stano: Serbia s’mund të bëhet anëtare e BE-së pa normalizimin e raporteve me Kosovën

Është kjo hera e parë që Brukseli qartazi dhe në mënyrë të prerë shprehet që Serbia bën shkelje të marrëveshjes të arritur në vitin 2023 në Bruksel dhe Ohër.

Ndryshe, lidhur me prononcimet kundërthënëse të dy ambasadorëve amerikan në rajon, atij të Kosovës dhe Beogradit lidhur me epilogun e procesit të dialogut dhe nëse i njëjti duhet të kurorëzohet me njohje, Stano vetëm konfirmon se Bashkimi Evropian nuk ka ndryshuar qëndrimin dhe mbetet i njëjtë siç është përcjellë në mënyrë të përsëritur në të kaluarën dhe siç përcaktohet në kriteret e anëtarësimit.

Përderisa ambasadori amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë ditë më parë se dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke, homolgu i tij në Serbi, Chistopher Hill, është shprehur se njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Mirëpo një zyrtar në Bruksel ka rikujtuar se është e sigurt që Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në këtë rrafsh ky zyrtar rikujton se tani edhe Marrëveshja e Ohrit në fakt e përcakton qartë këtë – nëse nuk ka përparim në normalizim, nuk ka përparim as në proces anëtarësimi.

Ndryshe detyrimet e Serbisë të dala nga marrëveshjet me Kosovën tani edhe formalisht janë bërë pjesë përbërëse të procesit të negociatve të anëtarësimit mes Brukselit dhe Beogradit. BE gjithnjë insiston se nuk do pranojë anëtarësimin e vendeve të reja pa zgjidhjen e kontesteve bilaterale.

Murati për deklaratën e Hillit: Normalizimi dhe njohja e ndërsjellë, dy synimet tona në dialog

Gjithashtu lexoni:

Sot përfundon numërimi i votave me postë

Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE-Kosovë

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Kosova News 13/06/2024 13/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:22 -17/06/2026
Policia jep detaje mbi të shtënat me armë në Prishtinë
08:51 -17/06/2026
Sot përfundon numërimi i votave me postë
08:50 -17/06/2026
Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE-Kosovë
08:48 -17/06/2026
Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?